1958 / Ish-mjeku privat i Mbretit Zog: Lufta ndaj kancerit fitohet nëpërmjet…

1958 / Ish-mjeku privat i Mbretit Zog: Lufta ndaj kancerit fitohet nëpërmjet…
Nga Aurenc Bebja, Francë – 22 Prill 2026
“The Carmel Pine Cone” ka botuar, të enjten e 9 janarit 1958, në faqen n°3 dhe 6, një shkrim për Dr. Walter Lehmann, ish-mjekun e Mbretit Zog, rreth sugjerimit të tij asokohe për fitoren e luftës kundër kancerit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Dr. Walter Lehmann
Nga Rosalind Sharpe
Foto nga John Livingstone
Me qetësinë, thjeshtësinë dhe gjallërinë intelektuale që e karakterizon, Dr. Walter Lehmann është një nga burrat më intriguesë të qytetit. Një kirurg i shquar në Gjermani, të cilën e la në vitin 1935 për shkak të kundërshtimit ndaj regjimit të Hitlerit, ai më vonë u bë kirurg kryesor në dy nga spitalet më të mëdha të Shqipërisë dhe, në vitin 1937, mjek privat i Mbretit Zog dhe i familjes mbretërore.
Në vitin 1939, vetëm dy ditë para pushtimit italian, Dr. Lehmann, zonja e tij dhe dy djemtë e tyre, Klaus dhe Hans, u larguan nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara, duke marrë anijen e fundit që largohej. Ditën pasardhëse, nuk mund të largohej më askush nga vendi.
Familja Lehmann ndjeu se vendimi ishte udhëhequr nga intuita ; nuk kishte asnjë shenjë të dukshme që paralajmëronte pushtimin. Ata u tronditën kur mbërritën në Romë disa ditë më vonë dhe dëgjuan se Shqipëria ishte pushtuar.
Edhe pse Dr. Lehmann kishte menduar të vinte në Amerikë, ai nuk kishte planifikuar të vinte në 1939. Megjithatë, një forcë e pazakontë e shtyu të largohej në kohën e duhur dhe ta këmbejë paranë shqiptare me dollarë amerikanë vetëm një ditë para se të ishte tepër vonë. Ai e përshkruan veten si njeri jo-intuitiv, pa përvoja të çuditshme apo mistike, dhe pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në kirurgjinë më kërkuese dhe precize që njeh njeriu modern.
Në Amerikë, Dr. Lehmann nuk mundi të ushtronte menjëherë mjekësinë. Megjithëse kaloi provimet mjekësore të Nju Jorkut dhe mori licencën, nuk iu dha mundësia të përdorte spitalet aty. Ai u vendos në Carmel, një zgjedhje që nuk e ka pendua



