MKRS: Kompleksi `Adem Jashari` do të shtrihet në 450 hektarë hapësirë

Alarmi për rrezikun e shembjes së mureve të kullave të Jasharëve u dha moti. Skelet në shtëpitë e rezistencës, që u vendosën 24 vjet më parë, ishin menduar si emergjencë, për të ndaluar dëmtimin e mëtejmë nga moti i ligë, por gjithë këto vite nëpër to kanë kaluar mbi 15 milionë vizitorë nga e gjitha […]

MKRS: Kompleksi `Adem Jashari` do të shtrihet në 450 hektarë hapësirë

Alarmi për rrezikun e shembjes së mureve të kullave të Jasharëve u dha moti. Skelet në shtëpitë e rezistencës, që u vendosën 24 vjet më parë, ishin menduar si emergjencë, për të ndaluar dëmtimin e mëtejmë nga moti i ligë, por gjithë këto vite nëpër to kanë kaluar mbi 15 milionë vizitorë nga e gjitha bota, të cilët panë me sytë e tyre dëshminë e fortë të sakrificës së familjes Jashari.

Për 450 hektarë në fshatin Prekaz do të punohet në detaje në 22 muajt e ardhshëm, për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, që bart me vete qëndresën dhe luftën e shqiptarëve për liri.

Nora Arapi-Krasniqi, këshilltare e lartë në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, tha se ndërhyrjet e parashikuara janë minimale.

“Nuk parashihet ndërtim i godinave të tjera të larta që do ta cenonin integritetin e zonës si të tillë, po përmes ndërhyrjeve kryesisht në peizazhin natyror, pra nëpërmjet elementeve mikro-urbane ata synojnë që tregimi të përjetohet në maksimum dhe të menaxhohet edhe fluksi i madh i vizitorëve”, tha Arapi-Krasniqi.

Konsorciumi ndërkombëtar në krye me “Gerber Architekten”, shpërfaqi vizualisht dukjen finale të të gjithë kompleksit.

Aty shihet pamja finale e tri kullave, muzeu kombëtar brenda kompleksit, libraria, ekspozita të përhershme, hapësira për vizitorë, pjesa për fëmijë ku do të mësojnë më shumë për historinë e Kosovës, arkiva, hapësira për trajnime, konferenca, hapësira të gjelbra e amfiteatër.

Por, gjithë këto hapësira nuk do të nisin e përfundojnë në të njëjtën kohë.

Arapi-Krasniqi tutje sqaroi se kompania fituese si detyrë të parë ka finalizimin dhe hartimin e projektit zbatues për tri kullat.

“Nëse e marrim parasysh që zbatimi i kontratës është 22 muaj dhe këto tri projekte janë të parat, pritet që brenda maksimumi një viti projektet të finalizohen”, tha ajo.

Ai vend që në çdo metër katror të mureve të shtëpisë qendrore dhe atyre përreth, është i zhbiruar nga plumbat e granatat e artilerisë serbe, është projekti më kompleks që nis fazën e restaurimit dhe konservimit, për të pritur miliona vizitorë të tjerë nga e gjithë bota./RTK

 

 

 

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :