“Mos mashtro”- Durmishi ia ndalë në gjysmë fushatën Abdixhikut, thotë se rruga e Moknës është investim i ministrisë

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i ka reaguar kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhiku, lidhur me rrugën e Moknës, të cilën e prezantoi si projekt lokal të qeverisjes së partisë së tij në Istog. Durmishi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se rruga e Moknës, e cila çon për në bjeshkët e Istogut […]

“Mos mashtro”- Durmishi ia ndalë në gjysmë fushatën Abdixhikut, thotë se rruga e Moknës është investim i ministrisë

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i ka reaguar kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhiku, lidhur me rrugën e Moknës, të cilën e prezantoi si projekt lokal të qeverisjes së partisë së tij në Istog.

Durmishi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se rruga e Moknës, e cila çon për në bjeshkët e Istogut në gjatësi prej 19.1 kilometrash, është tërësisht investim i Ministrisë së Infrastrukturës.

“Që në mëngjes, nga Istogu, e nise ditën me mashtrime. Rruga e Moknës nuk është projekt lokal por komplet investim i ministrisë tonë. Edhe në Pejë e bëre të njëjtën gjë vitin e kaluar sikur sot në Istog”, ka shkruar Abdixhiku.

“Në komunat ku ju qeverisni nuk po mund t’a gjeni asnjë projekt të nivelit lokal për të bërë një foto a video, prandaj kudo që shkoni, investimet direkte të Qeverisë së Kosovës, po mundoheni që t’i paraqitni si projekte lokale”, vijon postimi i Durmishit.

Mirëpo, ndryshe po pretendon Abdixhiku. I pari i LDK’së e ka prezantuar si projekt të udhëheqjes së partisë së tij rrugën për në Bjeshkën e Moshkës. Madje, ai ka përdorur paksa retorikë për ta paraqitur subjektin e tij politik si konstruktiv.

“Nga Bjeshka e Moknës dhe rruga e re prej 19.1 kilometrave që po ndërtohet aty. Një koridor i ri turizmi, një model konkret i punës që vërtetë ka rëndësi”, ka shkruar ai.

“Dhe për këso politika e këso projekte ka nevojë vendi ynë. Temat e tjera të thata, përplot mllef e urrejtje, sharje e përplasje, po mbajnë shtetin e shoqërinë peng – tash e katër vjet. LDK ka tjetër vizion. Atë të zhvillimit, mirëqenies, punëve që lënë shenjë e mbahen në mend! Ky projekt, njëri nga plot të zhvilluar vetëm në nivel lokal, është i tillë”.

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :