Muajin tjetër do të ketë takim bilateral ndërmjet ministrit të drejtësisë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova

Ministri për Drejtësi në Maqedoninë e Veriut, Igor Filkov, sot është pajtuar me homologen nga Kosova, Albulena Haxhiu, që në muajin shtator të ketë takim bilateral për zgjidhjen e disa çështjeve të hapura ndërmjet dy vendeve, transmeton Portalb.mk. “Janë dakorduar për takim të përbashkët ndërmjet dy ministrive në shtator për vazhdimin e diskutimit dhe aktiviteteve […]

Muajin tjetër do të ketë takim bilateral ndërmjet ministrit të drejtësisë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova

Ministri për Drejtësi në Maqedoninë e Veriut, Igor Filkov, sot është pajtuar me homologen nga Kosova, Albulena Haxhiu, që në muajin shtator të ketë takim bilateral për zgjidhjen e disa çështjeve të hapura ndërmjet dy vendeve, transmeton Portalb.mk.

“Janë dakorduar për takim të përbashkët ndërmjet dy ministrive në shtator për vazhdimin e diskutimit dhe aktiviteteve për çështje të interesit të përbashkët”, raportoi Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut.

Raportohet që dy palët janë pajtuar për mbështetje reciproke në zgjidhjen e prioriteteve në lidhje me drejtësinë.

Filkov u takua me Haxhiun në suaza të takimit që u zhvilluar sot (5 gusht) në Shkup ndërmjet delegacionit të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë disa çështje të hapura, si ekstradimi i të dënuarve në rastin “Monstra”, arrestimi i ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bazë të fletëarrestit të lëshuar nga Interpoli – Beograd, incidenti i presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, dhe çështje tjera si Rasti Kumanova.

Ndryshe, Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Republikën e Kosovës përmes një note proteste ka reaguar ndaj problemit me presidenten Vjosa Osmani që ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ndërsa Ambasada e Kosovës në Shkup ka sqaruar që kjo nuk është nota e parë, siç ishte pretenduar në media.

LEXO: Incidenti me Vjosa Osmanin në Shkup, largim nga puna dhe padi ndaj punonjësve të policisë LEXO: Kurti tha se përjetimi i Osmanit ishte përvojë e rëndë, Mickoski: Nëse konstatohet vepër penale, do të ketë përgjegjësi LEXO: Kosova me notë proteste ndaj RMV-së për shkak të incidentit në Aeroportin e Shkupit me presidenten Vjosa Osmani LEXO: Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u pengua në Aeroportin e Shkupit, është tentuar t’i merret telefoni

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :