MAQEDONIA

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar 25 shqiptarë nga 60 gjithsej, e sfidoj Frontin Evropian: A jeni mbi 40% shqiptarë?

Kosova.Today ·

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, ka bërë të ditur se që nga emërimi i tij në krye të këtij institucioni janë punësuar 25 shqiptarë, nga gjithsej 60 të punësuar. Sipas Aliut, shqiptarët përbëjnë 42 për qind të të...

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, ka bërë të ditur se që nga emërimi i tij në krye të këtij institucioni janë punësuar 25 shqiptarë, nga gjithsej 60 të punësuar.
Sipas Aliut, shqiptarët përbëjnë 42 për qind të të punësuarve gjatë kësaj periudhe.

Ai ka shfrytëzuar këtë të dhënë për t’i drejtuar një sfidë koalicionit Fronti Evropian, duke e vënë në pikëpyetje përfaqësimin e shqiptarëve në radhët e tij.

“Ju sfidoj në Koalicionin tuaj Fronti Evropian, a jeni mbi 40% shqiptar?!”, ka shkruar Ali në reagimin e tij.

Ai ka theksuar se këto janë të dhënat e punësimeve që nga marrja e drejtimit të Qendrës për Menaxhim me Kriza.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

14.11.2026

Shkup, 16-vjeçarja denoncon prindërit: Dhunë fizike nga babai dhe keqtrajtim psikologjik nga nëna

12.11.2026

A i mbajti të fshehura në sirtarë lëndët Islam Abazi? Përgjigjet Saveski

13.11.2026

Kush janë emrat e propozuar për zëvendësministra nga VLEN?

13.11.2026