Gino Mulliqi rizgjidhet si zëvendëskryetar i qytetit Wylie në SHBA

Gino Mulliqi rizgjidhet si zëvendëskryetar i qytetit Wylie në SHBA

Gino Mulliqi rizgjidhet si zëvendëskryetar i qytetit Wylie në SHBA

Gino Mulliqi, shqiptaro-amerikan me prejardhje nga Kosova, ka fituar një mandat të ri trevjeçar si zëvendëskryetar i qytetit Wylie në shtetin Texas të Shteteve të Bashkuara.

Në një postim të publikuar në Facebook, ai ka shprehur mirënjohje ndaj kolegëve të tij në këshill, të cilët i kanë besuar këtë detyrë të rëndësishme. Mulliqi shërben si Mayor Pro Tem, një rol që përfshin përfaqësimin e kryetarit të qytetit në mungesë të tij.

Në postimin e tij, ai ka ndarë edhe një rrëfim emocional për rrugëtimin e tij, duke filluar nga përjetimet e tij si 13-vjeçar gjatë luftës në Kosovë deri në arritjet e tij aktuale. Mulliqi ka treguar se si familja e tij nuk dinte se çfarë do të sillte e nesërmen gjatë luftës, duke e përshkruar atë kohë si një periudhë të mbushur me frikë dhe pasiguri.

“Më kujtohet koha kur isha një djalë 13-vjeçar gjatë luftës në Kosovë. Kishte net të mbushura me frikë dhe pasiguri, net kur familjet nuk e dinin çfarë do të sillte e nesërmja apo nëse do të kishte fare një të nesërme. Atëherë nuk do ta kisha imagjinuar kurrë se një ditë do të shkoja në Shtetet e Bashkuara si nxënës shkëmbimi në Oregon, do të zhvendosesha në New York për të qenë pranë familjes dhe për të përfunduar studimet, do të ndërtoja një karrierë në Verizon, do të njihja bashkëshorten time të mrekullueshme, do të rrisja fëmijë të mrekullueshëm, do të ndërtoja një biznes dhe përfundimisht do të kisha privilegjin të shërbeja në një detyrë publike në Wylie, Texas”, shkroi ai në postim.

Mulliqi ka theksuar se gjithmonë do të besojë se ëndrra amerikane është gjallë dhe vazhdon të ekzistojë. Ai ka falënderoit edhe Wylie për mundësitë që i ka dhënë, duke e përshkruar qytetin si shtëpinë e tij të re.

Në fund të postimit, ai ka falënderoit qytetarët e Wylie për besimin dhe mbështetjen, duke premtuar se do të vazhdojë të punojë me përkushtim për këtë komunitet.

Me pak fjalë

Gino Mulliqi ka fituar një mandat të ri si zëvendëskryetar i qytetit Wylie në Texas, duke vazhduar të shërbejë si Mayor Pro Tem. Në një postim emocional, ai ka falëndëruar kolegët, qytetarët dhe vendin që i ka dhënë mundësi të arrijë sukses. Rruga e tij, nga lufta në Kosovë deri në detyrën publike në SHBA, është një shembull i fuqisë së ëndrrës amerikane.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.