Murati u drejtohet mërgimtarëve: Mos e paguani policën e sigurimit kufitar!
Murati: Bashkatdhetarët po detyrohen të paguajnë polica kufitare nga punonjësit e BKS-së The post Murati u drejtohet mërgimtarëve: Mos e paguani policën e sigurimit kufitar! appeared first on Albinfo.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi, sipas tij, disa mërgimtarë po detyrohen të paguajnë policën e sigurimit kufitar, e cila subvencionohet nga Qeveria.
Murati ka sqaruar se policat kufitare 1-mujore për vetura deri në 9 pasagjerë janë të mbuluara nga Qeveria dhe nuk ka nevojë të paguhet për to kur mërgimtarët hyjnë në pikat kufitare.
Në njoftimit e ministrit Hekuran Murati thuhet:
“Të dashur bashkatdhetarë,
Mos paguani për sigurimin kufitar! Policat kufitare 1-mujore për vetura deri në 9 pasagjerë janë të mbuluara nga Qeveria dhe nuk ka nevojë të paguhet për to kur hyni në pikat kufitare.
Kemi raportime nga disa bashkatdhetarë se punonjës të papërgjegjshëm të Byrosë Kosovare të Sigurimit nuk informojnë saktë që polica kufitare është e subvencionuar dhe madje edhe i detyrojnë bashkatdhetarët të paguajnë për së dyti për polica që tashmë janë të paguara nga Qeveria.
Ftoj të gjithë ata bashkatdhetarë që janë ballafaquar me raste të tilla, ku u është kërkuar të paguajnë për policën kufitare, e që do të duhej ta merrnin falas, që rastet t’i raportojnë te Policia në numrin 192.
Disa raste tashmë janë raportuar dhe kemi pasur edhe procedimin penal për punonjësit e BKS-së.
Njëkohësisht, ftoj edhe Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë t’i trajtojnë me prioritet këto raste të keqpërdorimeve“, thekson ministri Murati.
The post Murati u drejtohet mërgimtarëve: Mos e paguani policën e sigurimit kufitar! appeared first on Albinfo.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk