SPORTI

MURIQI NUK NDALON! 4 gola për 55 minuta – show i jashtëzakonshëm!

Kosova.Today ·

Vedat Muriqi po zhvillon një paraqitje të jashtëzakonshme me fanellën e Fenerbahçes, duke realizuar katër gola në fitoren spektakolare 7-0 ndaj Eyupsporit. Sulmuesi kosovar e nisi festivalin e golave që në minutën e shtatë, pasi paraprakisht...

Vedat Muriqi po zhvillon një paraqitje të jashtëzakonshme me fanellën e Fenerbahçes, duke realizuar katër gola në fitoren spektakolare 7-0 ndaj Eyupsporit.

Sulmuesi kosovar e nisi festivalin e golave që në minutën e shtatë, pasi paraprakisht kishte gituar penallti. Pas një pasimi të bukur nga Kerem Aktürkoğlu, Muriqi u gjend në vendin e duhur dhe nga afërsia e dërgoi topin në rrjetë për 2-0.

Vetëm 14 minuta më vonë, Muriqi goditi sërish. Në minutën e 21-të, pas një rikthimi të topit në zonë, ai reagoi shpejt dhe e shtyu topin në rrjetë nga fare pranë portës, duke shënuar golin e dytë personal.

Pas golave të Matteo Guendouzit dhe İrfan Kahvecit, Fenerbahçe shkoi në pushim me epërsi të madhe 5-0. Por Muriqi kishte rezervuar edhe më shumë për pjesën e dytë.

Në minutën e 47-të, sulmuesi kosovar pranoi një pasim të shkëlqyer brenda zonës dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në këndin e djathtë të portës për 6-0. Ishte goli i tretë i tij në këtë takim.

Vetëm tetë minuta më vonë, Muriqi kompletoi pokerin. Në minutën e 55-të, ai u ngrit fuqishëm pas një goditjeje nga këndi dhe me kokë e dërgoi topin në anën e majtë të portës për 7-0. Ai u zëvendësua në minutën e 69-të.

Kështu, Vedat Muriqi realizoi katër gola në vetëm 55 minuta, duke qenë protagonisti absolut i një prej fitoreve më të thella të Fenerbahçes.

Ai aktualisht ka 6 gola në elitën e futbollit turk.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kosova humbet dy pozita në FIFA, Shqipëria rritet

18.11.2026

Endrick në Milani? Real Madridi po bën kompromis për sulmuesin brazilian

19.11.2026

Milani synon Bruno Fernandes si lojtar të lirë

22.11.2026

Vdekja tragjike e Enis Maqedoncit: FFK shpreh ngushëllime për futbollistin 24-vjeçar

17.11.2026