Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët kundër çasjes së Kurtit, jo kundër hapjes së Urës të Ibrit

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka folur për refuzimin që ndërkombëtarët i bën Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit. Musliu-Shoshi ka thënë për Reporteri.net se ndërkombëtarët nuk janë kundër hapjes së Urës së Ibrit, por kundër çasjes që e ka kryeministri i vendit, Albin Kurti. “Ndërkombëtarët janë kundër çasjes së Albinit dhe […]

Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët kundër çasjes së Kurtit, jo kundër hapjes së Urës të Ibrit

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka folur për refuzimin që ndërkombëtarët i bën Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit.

Musliu-Shoshi ka thënë për se ndërkombëtarët nuk janë kundër hapjes së Urës së Ibrit, por kundër çasjes që e ka kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Ndërkombëtarët janë kundër çasjes së Albinit dhe mënyrës së koordinimit, nuk janë kundër hapjes se Urës së Ibrit” ka thënë Musliu-Shoshi për

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës dje doli kundër amabsadorëve të vendeve të QUINT-it lidhur me hapjen e urës të Ibrit, kjo pasi këta të fundit i shkuan në zyrë kryeministrit Albin Kurti.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, pas takimit tha se “Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara …. u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusin aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”, kurse Qeveria përmes një komunikate tha se ura e Ibrit duhet të hapet, pasi është simbol i lëvizjes së lirë dhe kjo nuk e rrezikon paqen dhe sigurinë.

Pas kësaj deputetë të VV-së i dolën në mbështetje Qeverisë dhe kundër ambsadorëve të QUINT-it. /

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :