KOSOVA

Mustafa: PDK-ja e gatshme të luajë rol vendimtar në ndërtimin e qeverisë së re

Kosova.Today ·

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa “Remi”, ka thënë se PDK-ja është e gatshme të luajë rolin vendimtar në ndërtimin e qeverisë së re. Mustafa në një postim në Facebook ka thënë se “Kosova nuk ka kohë për bllokada e eksperimente...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa “Remi”, ka thënë se PDK-ja është e gatshme të luajë rolin vendimtar në ndërtimin e qeverisë së re.

Mustafa në një postim në Facebook ka thënë se “Kosova nuk ka kohë për bllokada e eksperimente politike”.

“PDK-ja është e gatshme të luajë rolin vendimtar në ndërtimin e qeverisë së re, me vizion të qartë, përgjegjësi dhe orientim euroatlantik. Kosova nuk ka kohë për bllokada e eksperimente politike. E ardhmja kërkon stabilitet, institucione të forta dhe vendimmarrje të përgjegjshme. Koha është për një qeveri normale. Koha është për Kosovën. Sot: Kosova duhet t’u largohet llogarive taktike dhe bllokadave politike, duke i dhënë përparësi ndërtimit të institucioneve funksionale dhe interesit shtetëror”, ka shkruar Mustafa./Koha.net


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ismet Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të flasësh për bashkim duke i larguar ata që e ndërtuan partinë

14.11.2026

“Rrethana të jashtëzakonshme”: Urdhërohet ndërprerja e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së

14.11.2026

Kosova nuk është koletaral i Hagës!

15.11.2026

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për rastin e administrimit të drejtësisë

15.11.2026