KOSOVA

Nasim Haradinaj,Certifikata për veteranë të UÇK’së akoma po vazhdojnë të shtypen

Nasim Haradinaj,Certifikata për veteranë të UÇK’së akoma po vazhdojnë të shtypen
Loading...

Certifikata për veteranë të UÇK’së akoma po vazhdojnë të shtypen, kështu duke kaluar numrin e mbi 60 mijë votuesve.

Lajmin për këtë e ka zbuluar nënkryetari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj.

Haradinaj e ka pranuar se po vazhdohet të shtypen certifikata të veteranëve, përkundër skandalit të listave të fryera të cilën po e heton edhe Prokuroria.

“Po vazhdohen të shtypen certifikata të veteranëve….Fryerja e listave. Nuk e di as me cfarë logjike lëshohen apo jo. Neve nuk nap yet kush. Skemi casje aty. Jemi të përjashtuar prej aty.’’, tha Haradinaj në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Kujtojmë se pak më herët edhe Blerim Latifi nga PDK akuzoi se në zyrën e kryeministrit Ramush Haradinaj po lëshohen certifikata për veteranë.

Latifi pak më herët se Nasim Haradinaj tha se certifikatat po lëshohen nga Gazmend Syla, i cili punon si këshilltar i Ramush Haradinaj për çështje të veteranëve të luftës.

Kujtomë se ky i fundit Syla, është hetuar nga Prokuroria e Kosovës për lidhje me krimin dhe disa vepra të tjera.

Nasim Haradinaj,Certifikata për veteranë të UÇK’së akoma po vazhdojnë të shtypen

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

ADSTERA ADS

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Nasim Haradinaj,Certifikata për veteranë të UÇK’së akoma po vazhdojnë të shtypen Nasim Haradinaj,Certifikata për veteranë të UÇK’së akoma po vazhdojnë të shtypenRating: 5.0
To Top