SHQIPERIA

Nazarko: Albin Kurti ka ndikim te të rinjtë në Shqipëri. Le të bëjë thirrje për qetësi, si Rugova në ’96-tën

Kosova.Today ·

Gazetari Mentor Nazarko kërkoi një ndërhyrje edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për të qetësuar situatën e protestave në Shqipëri. “Do të ishte e arsyeshme që zoti Albin Kurti, që është me siguri figurë popullore mes studentëve,...

Gazetari Mentor Nazarko kërkoi një ndërhyrje edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për të qetësuar situatën e protestave në Shqipëri.

“Do të ishte e arsyeshme që zoti Albin Kurti, që është me siguri figurë popullore mes studentëve, mes të rinjve të Shqipërisë, të bëjë thirrjen e Rugovës. Të bëjë thirrje për qetësi, t’i ngjajë Rugovës në vitin 1996”, tha Nazarko në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Më tej, ai theksoi se “qeveria e ka keqinterpretuar protestën e 135 ditëve” dhe se “duhet të ishin bërë ndryshime të mëdha”.

“Unë kam vetëm një vijë në të cilën e kam ndërtuar gjykimin tim gjatë këtyre ditëve që është: mos i hidhni benzinë zjarrit se ka mjaftueshëm. Qeveria e ka keqinterpretuar protestën e 135 ditëve. Duhet të ishin bërë ndryshime apo fillesë për ndryshime të mëdha. Nuk e ka kuptuar as edhe elita jonë ekonomike, e cila mund të rrëzohet bashkë me qeverinë, bashkë me Ramën, që duhet të heqë dorë nga ato fitimet e veta maksimale në të gjithë sektorët, në tendera, në rrugë, në ndërtim, në ushqime, në naftë apo në sektorë të tjerë, sepse ato e kanë nxitur këtë frustrim ekstrem që po ndihet tek shoqëria”, shtoi Nazarko.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Dëbora në Kukës: Peizazhi i Tunelit të Kalimashit zbardhet me reshjet e para

24.11.2026

Balla vs Zhupa: Kërcënime dhe përplasje në Komisionin e Kulturës

24.11.2026

Atentat në Fier: Dy armë në makinë djegur, autorët vranë Selami Hasani

23.11.2026

Arrestuar në Kosovë: Trafikim i të miturve, 13-vjeçarja e gjetur në Tiranë

24.11.2026