SHQIPERIA

Ndahet nga jeta 25-vjeçarja e plagosur nga zjarri i hotelit në Vlorë (FOTO)

Kosova.Today ·

Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda të marra nga zjarri që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës, më 16 gusht. E reja kishte pësuar djegie në rreth...

Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda të marra nga zjarri që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës, më 16 gusht.

E reja kishte pësuar djegie në rreth 85% të trupit. Pas trajtimit fillestar në Shqipëri, ajo u transferua në Turqi për të marrë mjekim të specializuar, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e saj vijoi të ishte kritike.

Ana jetonte me familjen në zonën e Shkozetit në Durrës. Ndarja e saj nga jeta ka rënduar edhe më tej dhimbjen e familjarëve, pas tragjedisë që fillimisht i mori shëndetin dhe tashmë edhe jetën.

Zjarri në hotelin “Brooklyn” shpërtheu në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit dhe si pasojë mbetën të plagosur gjashtë persona. Disa prej tyre u detyruan të largoheshin nga godina përmes ballkoneve, në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Braçe: Paketa fiskale dhe buxheti 2027 rritin pagat dhe pensionet në Kosovë

26.11.2026

Jeta Deda emërohet drejtoreshë e Spitalit Universitar "Shefqet Ndroqi

24.11.2026

AKMC: Rrezik për përmbytje! Që do të ndodhë në Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër

25.11.2026

Tirana 2026: Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, agjenda e plotë

24.11.2026