Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja! Lëshohen edhe 3 masa të tjera sigurie
Drejtori i Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja është arrestuar këtë të enjte në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Sipas burimeve nga Policia e Fierit, Voja vijon të qëndrojë në ambientet e policisë ku po merret në pyetje...
Drejtori i Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja është arrestuar këtë të enjte në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
Sipas burimeve nga Policia e Fierit, Voja vijon të qëndrojë në ambientet e policisë ku po merret në pyetje. Mësohet se Prokuroria e Fierit ka lëshuar 4 masa ‘arrest me burg’, mes tyre edhe Vojo.
Raportohet se masat janë lëshuar lidhur me 44 mijë m2 toke shtet e dhënë një biznesmeni me akte false për park fotovoltaik.
Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje të mëtejshme mbi dosjen dhe dyshimet që kanë çuar në arrestimin e tij.
The post Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja! Lëshohen edhe 3 masa të tjera sigurie appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.