KOSOVA

Ndalohet për 48 orë Valon Lluka, zbulohet arsyeja

Kosova.Today ·

Biznesmeni Valon Lluka është ndaluar për 48 orë. Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Kaltrina Shala. Kjo e fundit, ka shtuar edhe se, ndalimi i Llukës, është bërë pasi që i njëjti dyshohet se ka...

Biznesmeni Valon Lluka është ndaluar për 48 orë. Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Kaltrina Shala.

Kjo e fundit, ka shtuar edhe se, ndalimi i Llukës, është bërë pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’mashtrimi’’, ‘’shpërdorim i pasurisë së huaj’’, ‘’keqpërdorim i autorizimeve ekonomike’’ dhe, ‘’lidhja e kontratës së dëmshme’’.

Lluka ka qenë drejtor në kompaninë Mabetex dhe është denoncuar për abuzime me pozitën aty.

‘’Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person me inicialet V.Ll., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, nga neni 323, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, nga neni 318, “Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike”, nga neni 284, dhe për veprën penale “Lidhja e kontratës se dëmshme” nga neni 285 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Lidhur me rastin në fjalë, Prokurori i çështjes në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit. Ndërkohë, Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor, do të shqyrtoje mundësinë për caktimin e ndonjërën prej masave të sigurisë ndaj të pandehurit.’’, ka thënë Shala nga PTH e Prishtinës për Express.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aleanca kërkon interpelancë Kurti për dështimin e dialogut me SHBA

23.11.2026

Beteja e familjes Ademaj për fëmijët: Kujdestaria e tyre do të vendoset pas dënimit të Murselit

24.11.2026

Osmani: Ligji për Specialen në Kuvend mund të dëmtojë apelin në Hagë | Kosova.Today

24.11.2026

Arrestohen 4 për rastin e Arlinda Zekaj - Kosova

24.11.2026