JETA

KEK ndalon njësinë A3 të Termocentralit Kosova A për ndalimin e kontrolluar

Kosova.Today ·

KEK ndalon njësinë A3 të Termocentralit Kosova A për ndalimin e kontrolluar Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se, për shkak të Korporata Energjetike e Kosovës rrjedhjeve të evidentuara në sistemin gypor të kaldajës së njësisë...

KEK ndalon njësinë A3 të Termocentralit Kosova A për ndalimin e kontrolluar

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se, për shkak të Korporata Energjetike e Kosovës rrjedhjeve të evidentuara në sistemin gypor të kaldajës së njësisë A3 në Termocentralin Kosova A, është vendosur që njësia t’i nënshtrohet ndalimit të kontrolluar sonte, rreth orës 00:00.

Vendimi është marrë nga menaxhmenti dhe stafi profesional i Termocentralit Kosova A pas monitorimit të vazhdueshëm të gjendjes teknike dhe vlerësimit se vazhdimi i operimit mund të shkaktojë dëmtime më të mëdha në pajisje. Për këtë arsye, ndalimi do të realizohet në mënyrë të planifikuar dhe në përputhje me standardet teknike dhe të sigurisë operative.

Ekipet e mirëmbajtjes janë në gatishmëri të plotë dhe, sapo të krijohen kushtet për ndërhyrje të sigurt, do të fillojnë identifikimin dhe sanimin e rrjedhjeve me qëllim të rikthimit të njësisë në operim në afatin më të shkurtër të mundshëm.

Njësinë A3 e Termocentralit Kosova A u rikthye në operim më 2 prill 2026, pas sanimit të rrjedhjeve të evidentuara në fund të muajit mars. Që atëherë, njësia ka operuar në mënyrë të qëndrueshme për rreth 58 ditë, duke dëshmuar profesionalizmin dhe përkushtimin e ekipeve të operimit dhe mirëmbajtjes së KEK-ut.

Ndërkohë që Korporata Energjetike e Kosovës po zbaton investimet më të mëdha modernizuese në historinë e Korporatës, veçanërisht në Termocentralin Kosova B, ajo mbetet po aq e përkushtuar në mirëmbajtjen dhe operimin e sigurt të kapaciteteve ekzistuese gjeneruese në Termocentralin Kosova A.

KEK do të vazhdojë të informojë opinionin publik për ecurinë e punimeve dhe rikthimin e njësisë A3 në operim.

Me pak fjalë

Korporata Energjetike e Kosovës ka vendosur ndalimin e kontrolluar të njësisë A3 në Termocentralin Kosova A për shkak të rrjedhjeve në sistemin gypor. Ekipet janë në gatishmëri për sanimin e tyre dhe rikthimin e njësisë në operim në afatin më të shkurtër të mundshëm.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Gjithnjë e më shumë punëtorë në Zvicër përballen me vështirësi financiare, shqetësime edhe për inteligjencën artificiale

11.11.2026

Zvicra lejon ukrainasit me statusin S të vazhdojnë udhëtimet jashtë vendit

11.11.2026

A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

13.11.2026

Kreu i inteligjencës zvicerane paralajmëron për praninë e shumë spiunëve rusë

14.11.2026