SHQIPERIA

Ndarja e KLP dhe KLGJ/ Çfarë dobie i sjell kjo sistemit gjyqësor?

Në kuadër të reformimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri, ishte e pritshme që të kishte ndryshime rrënjësore edhe në mënyrën e organizimit të organeve të prokurorisë dhe gjykatave.
Deri para miratimit të paketës së reformës në drejtësi, paketë e cila do të sillte ndryshime edhe në kushtetutë, organi i akuzës funksiononte dhe organizohej në mënyrë të centralizuar. Pra që shkallët e ulëta të prokurorive ishin në varësi direkte nga prokuroritë më të larta.
E në fakt ky ishte parë edhe si problemi kryesor i funksionimit të prokurorisë, pasi kishte ndodhur që jo në pak raste prokurorët e shkallëve më të lartë të kishin pushuar çështje shumë të ndjeshme kriminale ose kishin ndryshuar akuzat, edhe pse prokurorët e çështjes kishin punuar gjatë në hetimin e tyre.
Madje këtë do të evidentonin si problematike edhe vetë Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në një vendim unifikues të tyre.
Dhe pikërisht kësaj problematike i dha zgjidhje reforma në drejtësi, duke e organizuar tashmë organin..

Loading...

Në kuadër të reformimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri, ishte e pritshme që të kishte ndryshime rrënjësore edhe në mënyrën e organizimit të organeve të prokurorisë dhe gjykatave.

Deri para miratimit të paketës së reformës në drejtësi, paketë e cila do të sillte ndryshime edhe në kushtetutë, organi i akuzës funksiononte dhe organizohej në mënyrë të centralizuar. Pra që shkallët e ulëta të prokurorive ishin në varësi direkte nga prokuroritë më të larta.

E në fakt ky ishte parë edhe si problemi kryesor i funksionimit të prokurorisë, pasi kishte ndodhur që jo në pak raste prokurorët e shkallëve më të lartë të kishin pushuar çështje shumë të ndjeshme kriminale ose kishin ndryshuar akuzat, edhe pse prokurorët e çështjes kishin punuar gjatë në hetimin e tyre.

Madje këtë do të evidentonin si problematike edhe vetë Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në një vendim unifikues të tyre.

Dhe pikërisht kësaj problematike i dha zgjidhje reforma në drejtësi, duke e organizuar tashmë organin e prokurorisë sipas parimit të decentralizimit.

Nga ana tjetër deri para reformës në krye të sistemit gjyqësor qëndronte Këshilli i Lartë i Drejtësisë që drejtohej nga Presidenti i Republikës. Organi i KLD-së kishte qenë shpeshherë në qendër të akuzave pasi kishte në dorë emërimin e gjyqtarëve e prokurorëve të rretheve dhe lëvizjen e tyre.

Tashmë me paketën e reformës në drejtësi prokuroria nuk do të ishte më në “kontroll” të KLD-së, por do të organizohej dhe do të funksiononte brenda Këshillit të Lartë Gjyqësor. Organ ky që propozon edhe Prokurorin e Përgjithshëm i cili më pas miratohet nga Parlamenti.

Pra tashmë shihet një ndarje e qartë mes të dy pushteteve bgrenda të njëjtit lloj, pra gjykatës dhe prokurorisë. Të dyja kanë kuadret e tyre ligjore përkatëse dhe të dyja insitucionet janë tashmë ligjërisht drejt një rruge për të siguruar pavarësi qoftë nga ekzekutivi, por edhe ndikimi i ndërsjellë i tyre.

Pretendohet që me organizimin e ri të prokurorisë dhe gjykatave i gjithë sistemi gjyqësor të shkojë drejt një shkëputje totale nga politika dhe tentakulat e saj.

Por sesa e dobishme është ndarja e prokurorisë dhe gjykatave kjo do të mund të vlerësohet vetëm pas konsolidimit të reformës.

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Ndarja e KLP dhe KLGJ/ Çfarë dobie i sjell kjo sistemit gjyqësor? Ndarja e KLP dhe KLGJ/ Çfarë dobie i sjell kjo sistemit gjyqësor?Rating: 5.0
To Top