SHQIPERIA

Ndërhyrja ruse në zgjedhje, projektrezoluta e PS shkakton debat mes deputetëve

Ka nisur sot për diskutim në Komisionin e Jashtëm projektrezoluta për “Ndërhyrjet e Huaja në Proceset Elektorale dhe Dezinformimin në Proceset Demokratike Kombëtare”. Në fjalën para Komisionit, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka prezantuar sot nismen dhe tha se shkas për këtë është bërë rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian.
Kreu i grupit parlamentar të PS pohoi se ka pasur qasje të ndikimeve ruse mbi vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe kjo sipas tij, është faktuar nga studimi i kryer nga fondi “Marshall”.
“Shkas për këtë nismë u bë rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian. Ka pasur qasje te influencës ruse në vendet e rajonit te Ballkanit Perëndimor. Ka një studim për ketë influence dhe studimi i kryer nga fondi Marshall. Është argument pa bazë që Shqipëria është imune nga influenca ruse”-tha Balla.
Gjithashtu Balla shpjegoi edhe arsyet të cilat e kanë detyruar të ndërmarrë këtë projektrezolutë.
“Fonacioni “Konrad Adenauer” në studimin e tij t..

Loading...

“Fonacioni “Konrad Adenauer” në studimin e tij thotë se influenca ruse ecën me moton: përça e sundo. Meqenëse vendi ynë nuk mundet të jetë imun ndaj dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja, kam ndërmarrë ketë projektrezolutë”-shtoi ai.

Ish-ministri Ditmir Bushati dhe Rudina Hajdari janë treguar kritikë ndaj projektrezolutës së Partisë Socialiste për ndërhyrjet e huaja në fushata elektorale dhe dezincormim.

Bushati: Duhet të kemi një dokument të certifikuar nga qeveria shqiptare për trajtimin e informacionit të klasifikuar. Nuk mundet që ky komision apo parlamenti të futet në ujëra të turbullta. Koha kur i shpallnim luftë shteteve ka përfunduar.

Këtu bie dakord me Gjonin, të gjithë ata që janë marrë me përkthimin e Rezolutës së PE, për fat të keq në disa raste jo korrekte, rezoluta ka mbi 20 dokumente që citon, që janë dokumente të Komisionit Evropian, ku përmendet jo vetëm Rusia, por aktorë shtetërorë e jo shtetërorë, më pas vjen me tekstin e rezolutës. Konventa, që iu referua Gjoni, mund t’i them kujtdo këtu që bëhet fjalë për Paktin e OKB mbi të drejtat civile dhe politike, që mos të lëmë nam të paktën, të mos qeshin me ne juristët që janë marrë me të drejtat.

Ky është vend anëtar i NATO dhe jo dordolec. Nuk mund të diskutojmë një rezolutë pa dokumentin strategjik të NATO-s. Bëjeni, por në nuk mund të dalim jashtë kësaj kornize

Hajdari: Po bëni një rezolutë kundër shefit tuaj. Pse duhet të kesh frikë nga ndërhyrjet ruse. Këtu jemi në një realitet që nuk kemi frikë, sepse shqiptarët mbështesin BE dhe SHBA. Problemin kryesor e kemi me liderët tanë dhe çështjet që ngriti Bushati janë me vend, Unë nuk e shoh të nevojshme të merremi me një gjë të tillë”

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Ndërhyrja ruse në zgjedhje, projektrezoluta e PS shkakton debat mes deputetëve Ndërhyrja ruse në zgjedhje, projektrezoluta e PS shkakton debat mes deputetëveRating: 5.0
To Top