SHQIPERIA

Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan, Channel 5: E pyetëm për korrupsionin dhe lidhjet me Kushner

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë një intervistë me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, e cila po zhvillohej në Tiranë për platformën “Channel 5”. Ka qenë vetë “Channel 5” që ka bërë të ditur episodin, duke publikuar në rrjetet sociale se...

Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë një intervistë me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, e cila po zhvillohej në Tiranë për platformën “Channel 5”.

Ka qenë vetë “Channel 5” që ka bërë të ditur episodin, duke publikuar në rrjetet sociale se Rama është larguar nga intervista para përfundimit të saj. Intervista e plotë pritet të publikohet javën e ardhshme.

Sipas “Channel 5”, biseda ishte përqendruar te çështje që lidhen me Shqipërinë dhe hetimet e zgjeruara për korrupsionin, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës.

https://www.instagram.com/channel5/?utm_source=ig_embed&ig_rid=Acokzapp7ujK2K6yFvRchwX

Gjatë intervistës, Callaghan i ka drejtuar Ramës pyetje të drejtpërdrejta edhe për marrëdhënien e tij me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.

Gazetari amerikan e ka pyetur kryeministrin edhe për projektet e Kushnerit në bregdetin shqiptar, duke e çuar bisedën te marrëdhëniet mes kryeministrit dhe investitorit amerikan.

Sipas raportimit të “Channel 5”, pas këtyre pyetjeve Rama ka ndërprerë komunikimin dhe është larguar, duke mos e përfunduar intervistën.

Nuk janë bërë ende publike të gjitha pyetjet dhe përgjigjet e intervistës. “Channel 5” ka paralajmëruar se materiali i plotë do të publikohet javën e ardhshme, çka pritet të japë më shumë detaje mbi bisedën mes Ramës dhe Callaghan.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Jeta Deda emërohet drejtoreshë e Spitalit Universitar "Shefqet Ndroqi

24.11.2026

Përjashtimi i Elisa Spiropalit: Deputetët e vjetër të PS-së u shokuan, vetëm të rinjtë votuan pro

25.11.2026

Forumi i Investimeve BE-Ballkani: Hoxha thekson integrimin ekonomik si klucë për Shqipërinë

26.11.2026

Gratë në Shqipëri kryejnë 5 orë punë të papaguar vs 50 min burrat, UN Women

25.11.2026