MAQEDONIA

Ndërroi jetë poeti i njohur tetovar

Kosova.Today ·

Komuniteti letrar dhe kulturor në Tetovë ka marrë sot një lajm të hidhur. Ka ndërruar jetë në moshen 67-vjeçare poeti i njohur tetovar, Eroll Veliu, përcjell INA. Lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur miku i tij i fëmijërisë...

Komuniteti letrar dhe kulturor në Tetovë ka marrë sot një lajm të hidhur. Ka ndërruar jetë në moshen 67-vjeçare poeti i njohur tetovar, Eroll Veliu, përcjell INA.

Lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur miku i tij i fëmijërisë dhe bashkëqytetari, shkrimtari Sulejman Mehazi, i cili përmes një postimi prekës shprehu dhimbjen për humbjen e shokut të tij.

“Lamtumirë miku im Erol Veliu në botën e përtejme! Sot ndërroi jetë poeti tetovar Erol Veliu, Zoti të mëshiroftë me xhenet o shoku im i mëhallës!”, ka shkruar Mehazi.

Eroll Veliu lindi në Tetovë në vitin 1959. Ai kreu studimet për mësuesi në Fakultetin Pedagogjik në Shkup dhe i përkushtoi një pjesë të madhe të jetës së tij artit të fjalës së shkruar dhe poezisë. Ai do të kujtohet nga bashkëqytetarët dhe artdashësit tetovarë si një njeri me shpirt arsimdashës, poet i ndjeshëm dhe pjesëmarrës aktiv në jetën kulturore të qytetit.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Astrit Iseni: One Stop Shop me Shqipërinë, hap i ri drejt lehtësimit të qarkullimit në kufi

13.11.2026

Toshkovski: Iva Mihailova nuk u ndihmua nga policia, nuk është kapur në asnjë nga kamerat në pikat kufitare

13.11.2026

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për GDP-në për banor, pas Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë

13.11.2026

Buxheti 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954 milionë për shëndetësi…

14.11.2026