Ndërron jetë gazetarja Gordana Duvnjak

Ndërron jetë gazetarja Gordana Duvnjak

Pas një sëmundjeje të gjatë, ka ndërruar jetë Gordana Duvnjak, gazetare e shquar në fushën e politikës dhe drejtësisë. Karrierën e saj si gazetare e nisi në vitin 1988 në Radio Televizionin e Maqedonisë, ku punoi për dy vite, informon PressOnline.al

Në periudhën nga viti 1991 deri në vitin 1999, ajo punoi në gazetën “Nova Makedonija”. Për shumë vite ishte gazetare, ndërsa më pas edhe redaktore në gazetën “Utrinski Vesnik”, në periudhën 1999–2017.

Në vitin 2017 u punësua në agjencinë e lajmeve “Makfax”. Në vitin 2018 punoi në televizionin “1TV” si gazetare dhe për një periudhë edhe si redaktore. Nga viti 2019 ishte pjesë e revistës “Fokus”.

Karrierën profesionale e përmbylli si zyrtare për marrëdhënie me publikun në Këshillin Gjyqësor. Varrimi i Gordana Duvnjak do të mbahet nesër në varrezat e Butelit

Burimi i lajmit:ina-online.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.