Ndërron jetë ish-zv.ministri i jashtëm i Kosovës dhe ish-ambasadori në Slloveni, Anton Berisha
Pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë ish-zv.ministri i jashtëm i Kosovës dhe ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni, Anton Berisha. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit të cilët edhe kanë bërë të ditur ceremoninë e varrimit. “Homazhet do të mbahen nesër (3 Janar) nga ora 09:00 deri në orën 12:00, […] The post Ndërron jetë ish-zv.ministri i jashtëm i Kosovës dhe ish-ambasadori në Slloveni, Anton Berisha appeared first on Albinfo.

Pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë ish-zv.ministri i jashtëm i Kosovës dhe ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni, Anton Berisha. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit të cilët edhe kanë bërë të ditur ceremoninë e varrimit.
“Homazhet do të mbahen nesër (3 Janar) nga ora 09:00 deri në orën 12:00, në Kishën Katolike “Shën Katarina” në Pejë.
Varrimi i tij do të bëhet më datë 3 janar, në orën 13:00, në varrezat katolike në Pejë. Ndërsa e pamja do të mbahet më 4 janar në restorantin “Koha 3”, në qendër të qytetit, nga ora 09:00 deri në orën 14:00”, njoftojnë familjarët e të ndjerit.
Ndërkohë politikanë në Kosovë kanë ngushëlluar familjen Berisha duke vlerësuar lartë figurën dhe kontributin e Antkn Berishës në politikën e jashtme të Kosovës.
The post Ndërron jetë ish-zv.ministri i jashtëm i Kosovës dhe ish-ambasadori në Slloveni, Anton Berisha appeared first on Albinfo.