SHOWBIZ

Ç’po ndodh jashtë? Gimbo ka një pyetje për Selin

Kosova.Today ·

Pasi Selin u shpall fituese e sezonit të pestë të Big Brother VIP Albania, fokusi i publikut ka mbetur te romanca e saj me DJ Gimbon. Ndjekësit kanë qenë të vëmendshëm ndaj çdo detaji, dhe fakti që dyshja nuk është shfaqur shpesh bashkë kohët...

Pasi Selin u shpall fituese e sezonit të pestë të Big Brother VIP Albania, fokusi i publikut ka mbetur te romanca e saj me DJ Gimbon.

Ndjekësit kanë qenë të vëmendshëm ndaj çdo detaji, dhe fakti që dyshja nuk është shfaqur shpesh bashkë kohët e fundit, ka bërë disa të mendojnë se gjërat mes tyre janë zbehur. Por, e vërteta duket krejt ndryshe. Pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale pas daljes nga formati, ata gjejnë gjithmonë mënyra për t’i kushtuar vëmendje njëri-tjetrit.

Një detaj i lezetshëm u vu re së fundmi në Instagram. Në disa postime ku Selin shfaqet si imazh i një fushate të re, Gimbo nuk ka ngurruar t’i bëjë një koment publik dhe ngacmues. “Do you love me?” (A më do?), i ka shkruar ai, duke e shoqëruar komentin me një emoji unaze fejese. Selin nuk e ka lënë me kaq, por i është përgjigjur me emojin e një nuseje, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të tjerë.

Nëse ky është një paralajmërim për një hap më serioz apo thjesht një ngacmim mes tyre, mbetet për t’u parë. Një gjë është e sigurt: dashuria po vazhdon dhe ata mbeten një nga çiftet më simpatikë për t’u ndjekur. /Prive By Liberta Spahiu

The post Ç’po ndodh jashtë? Gimbo ka një pyetje për Selin appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Lotët ‘pushtojnë’ shtëpinë, banoret e Big Brother nuk mund të përmbahen

12.11.2026

“Ik atje, puthu me Fuegon, mashtruese e vogël” – Nichi i ashpër ndaj Olechkës në BBVK 5

12.11.2026

“Ma mirë në lavanderi se sa Galaxy”, Xheneta ia kthen Zojës pas thumbimit në BBVK

13.11.2026

Meda me fjalë emocionuese uron bashkëshorten për ditëlindje

14.11.2026