SHOWBIZ

Çka ndodhi me 100 mijë eurot e fituara në BBVA? Selin habit me përgjigjen

Kosova.Today ·

Selin Bollati, fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, ka dhënë disa këshilla për personat që në të ardhmen do të bëhen pjesë e reality show-t. Në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, ajo u shpreh se banorët e ardhshëm...

Selin Bollati, fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, ka dhënë disa këshilla për personat që në të ardhmen do të bëhen pjesë e reality show-t.

Në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, ajo u shpreh se banorët e ardhshëm nuk duhet t’i marrin shumë afër zemrës situatat që ndodhin brenda shtëpisë, por duhet ta shohin formatin si një lojë dhe një eksperiencë që mund të provohet të paktën një herë në jetë.

“Do të sugjeroja që të mos e marrin shumë afër zemrës, sepse pasi mbaron Big-u kushton. Duhet ta trajtojmë si lojë. Është eksperiencë që duhet provuar një herë në jetë. Kushdo që e ka marrë si nismë, i uroj shumë suksese dhe fat”, u shpreh Selin.

Fituesja e edicionit të pestë u pyet gjithashtu nëse e ka marrë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Me humor, Selin konfirmoi se paratë i janë dhënë tashmë.

“Normal që i kam marrë lekët, bëj shaka. Kanë shkuar aty ku është thënë”, tha ajo.

Ajo tani po vazhdon angazhimet profesionale, ku së shpejti do të jetë pjesë e panelit te “Goca dhe Gra”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nuk ishte burri arsyeja, por fëmijët përjetuan gjënë më të keqe jashtë shtëpisë – zbulohet e vërteta e plotë

14.11.2026

Brikena me një veprim të papritur pas dyshimeve për krizë me Mateon

14.11.2026

Në moshën 42-vjeçare, këngëtarja shumë e njohur bëhet nënë për herë të parë – dalin PAMJET

14.11.2026

“I ke parë fëmijët si bankomate” – Përplasje e ashpër mes Jonida Maliqit dhe psikologes Anjeza Dishnica

15.11.2026