MAQEDONIA

Nga sot ndryshime të reja për trotinetët elektrikë: Mos e përdorë nën 18 vjeç

Kosova.Today ·

Nga sot ndryshime të reja për trotinetët elektrikë: Mos e përdorë nën 18 vjeç Nga sot zyrtarisht hyjnë në fuqi ndryshimet në Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, me të cilat vendosen rregulla më të rrepta për përdorimin e trotinetëve...

Nga sot ndryshime të reja për trotinetët elektrikë: Mos e përdorë nën 18 vjeç

Nga sot zyrtarisht hyjnë në fuqi ndryshimet në Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, me të cilat vendosen rregulla më të rrepta për përdorimin e trotinetëve elektrikë, përcjell TV21.

Sipas ndryshimeve të reja ligjore, trotinet elektrik do të mund të drejtojë vetëm personi që ka mbushur 18 vjeç, në vend të kufirit të mëparshëm prej 14 vitesh. Në shtigjet dhe korsitë e biçikletave, shpejtësia maksimale e lejuar është 20 kilometra në orë, ndërsa në trotuare, shtigje për këmbësorë dhe shtigje të përziera mbetet kufizimi prej 6 kilometra në orë.

Drejtuesit e trotinetëve elektrikë, gjatë kalimit të rrugës ose vendkalimit për këmbësorë, nëse nuk ka shteg apo korsi për biçikleta, do të duhet të zbresin nga trotineti dhe ta shtyjnë atë. Gjithashtu, ndryshimet ndalojnë transportimin e një personi tjetër në trotinet, ndërsa në rast të shkeljes së këtij rregulli do të dënohen si drejtuesi ashtu edhe pasagjeri.

Mbajtja e helmetës mbrojtëse nga tani është e detyrueshme për të gjithë drejtuesit, ndërsa vazhdon të mbetet në fuqi edhe detyrimi për përdorimin e jelekut reflektues gjatë ngasjes natën ose në kushte të shikueshmërisë së zvogëluar.

Ligji parashikon edhe masa më të ashpra ndëshkuese. Përveç gjobave, për shkelje të caktuara do të parashihet edhe konfiskimi i përkohshëm i trotinetit elektrik për një periudhë prej 30 ditësh. Nëse shkeljen e kryen një fëmijë, përgjegjësinë do ta mbajnë prindërit ose kujdestarët e tij.

Me pak fjalë

Nga sot ndryshimet në Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor kufizojnë përdorimin e trotinetëve elektrikë vetëm për personat mbi 18 vjeç, ndalojnë bartjen e personit të dytë, bëjnë helmetën e detyrueshme dhe parashikojnë ndëshkime më të ashpra, duke përfshirë edhe konfiskimin e përkohshëm të trotinetit.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

A i mbajti të fshehura në sirtarë lëndët Islam Abazi? Përgjigjet Saveski

13.11.2026

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe milionat e Soravisë, edhe shqipen! Ose ti mundesh, por pastaj s’mundesh!”

13.11.2026

‘As Senjak’ del me deklaratë për opinionin pas akuzave për lidhje me Alta Bankën

14.11.2026

Buxheti 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954 milionë për shëndetësi…

14.11.2026