Në Beograd asnjë shenjë pendimi për kri*met në Kosovë, e kujtojnë vetëm “agresionin” e NATO’s, pa treguar pse?

Saktësisht 26 vjet më parë, NATO ka nisur fushatën ajrore ndaj caqeve të Beogradit për të parandaluar krimet dhe spastrimin etnik në Kosovë, që po kryenin forcat e Sllobodan Millosheviqit. Edhe kaq vjet më vonë, në Beograd nuk e pranojnë se në Kosovë ka pasur krime të tmerrshme. Atje e shënojnë vetëm atë që e

Në Beograd asnjë shenjë pendimi për kri*met në Kosovë, e kujtojnë vetëm “agresionin” e NATO’s, pa treguar pse?

Saktësisht 26 vjet më parë, NATO ka nisur fushatën ajrore ndaj caqeve të Beogradit për të parandaluar krimet dhe spastrimin etnik në Kosovë, që po kryenin forcat e Sllobodan Millosheviqit.

Edhe kaq vjet më vonë, në Beograd nuk e pranojnë se në Kosovë ka pasur krime të tmerrshme. Atje e shënojnë vetëm atë që e konsiderojnë “agresion” ndaj një shteti sovran, pa e përmendur atë që po bënin ushtria, policia dhe grupet paramilitare të sponsorisuara nga shteti ndaj shqiptarëve.

Këtë të hënë, Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë që udhëhiqet nga Marko Gjuriq  në një postim në “X” në gjuhën serbe dhe angleze ka përkujtuar “rreth 2500 njerëz u vranë, mes tyre shumë fëmijë”, pa e përmendur atë që kishte ndodhur në “anën tjetër” mbi 13,500 qytetarë të vrarë e të zhdukur.

Postimi i plotë i MPJ’së së Serbisë:

26 vjet më parë, më 24 mars 1999, filloi agresioni ilegal i NATO-s kundër Republikës Federale të Jugosllavisë. Pa lejen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, një aleancë ushtarake vendosi të pozicionehet mbi ligjin ndërkombëtar, mbi drejtësinë, mbi njerëzimin. Filluan 78 ditët e shkatërrimit të pamëshirshëm të shtetit sovran, në të cilat nuk kishte drejtësi, asnjë fajtor – mbetën vetëm viktima.

U shembën spitale, shkolla, ura, monumente kulture. Njerëzit vriteshin në pragjet e tyre, në tregje, në trena, në shtretërit e spitaleve. Viktimat civile u quajtën me cinizëm “dëm kolateral”. Rreth 2500 njerëz u vranë, mes tyre shumë fëmijë.

Nuk ishte një “ndërhyrje humanitare”, por një shfaqje brutale e forcës që shënoi fillimin e shembjes së rendit juridik ndërkombëtar. Me sulmin në RF të Jugosllavisë, e drejta e forcës zëvendësoi forcën e ligjit dhe pasojat e kësaj bota po i ndjen edhe sot.

Serbia nuk ka harruar. Serbia, e cila u ekspozua ndaj agresionit në vitin 1999, sot lufton me besueshmëri të plotë morale për respektimin e ligjit ndërkombëtar, Kartës së OKB-së dhe multilateralizmit të vërtetë. Ne mbetemi konsekuent në këtë rrugë – do të jemi faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, por nuk do të heshtim përballë forcës dhe padrejtësisë. Viktimat tona meritojnë të kujtohen dhe bota meriton të vërtetën.

Пре 26 година, 24. марта 1999, започела је противправна агресија НАТО на Савезну Републику Југославију. Без дозволе Савета безбедности УН, један војни савез је одлучио да се постави изнад међународног права, изнад правде, изнад хуманости. Почело је 78 дана немилосрдног разарања…

— MFA Serbia (@MFASerbia) March 24, 2025