SHQIPERIA

Në Kushtetuese pa mbyllur punë me vettingun, Besnik Muçi jep llogari për shtëpinë

Fillon në Komisionin e Posaçëm të Apelimit seanca për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçin. Konfirmimi në detyrë i gjyqtarit nga KPK, u ankimua nga Komisioneri Publik pasi personi të cilit Muçi i kishte blerë shtëpinë ishte i dënuar për moskallëzim krimi.
Në seancën e kaluar, KPA shtyu seancës pasi kërkoi informacion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Tiranës, në lidhje me deklasifikimin e një materiali sekret shtetëror.
Ndërsa në seancën e sotme janë kthyer përgjigjet, të cilat i janë përcjellë Komisionerit publik dhe subjektit nën hetim. Mësohet se në fjalën e tij, në KPA Muçi është shprehur se dënimin e pronarit të shtëpisë e kishte marrë vesh vetëm në raportin e DSIK-së.
BISEDA NË SEANCË:
Muçi: Kur unë kam qenë prokuror në Tiranë në vitin 2006-2007 nuk kam trajtuar asnjë procedim për shtetasin A. L. Për këtë shkak unë nuk kam asnjë konflikt interesi. Mua më ka kontaktuar shtetasi A.L. dhe më ka vënë në dispozicion një vendim për mosfillim procedimi pena..

Loading...

Fillon në Komisionin e Posaçëm të Apelimit seanca për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçin. Konfirmimi në detyrë i gjyqtarit nga KPK, u ankimua nga Komisioneri Publik pasi personi të cilit Muçi i kishte blerë shtëpinë ishte i dënuar për moskallëzim krimi.

Në seancën e kaluar, KPA shtyu seancës pasi kërkoi informacion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Tiranës, në lidhje me deklasifikimin e një materiali sekret shtetëror.

Ndërsa në seancën e sotme janë kthyer përgjigjet, të cilat i janë përcjellë Komisionerit publik dhe subjektit nën hetim. Mësohet se në fjalën e tij, në KPA Muçi është shprehur se dënimin e pronarit të shtëpisë e kishte marrë vesh vetëm në raportin e DSIK-së.

BISEDA NË SEANCË:

Muçi: Kur unë kam qenë prokuror në Tiranë në vitin 2006-2007 nuk kam trajtuar asnjë procedim për shtetasin A. L. Për këtë shkak unë nuk kam asnjë konflikt interesi. Mua më ka kontaktuar shtetasi A.L. dhe më ka vënë në dispozicion një vendim për mosfillim procedimi penal ndaj tij për “moskallëzim krimi”.

KPA: Kur keni ardhur në dijeni të faktit që shtetasi A.L ka qenë i përfshirë në procedime penale?

Muçi: E kam mësuar vetëm pas sjelljes së raportit te DSIK. Ai sot është një nga taksapaguesit me të mëdhenj të bashkisë Tiranë dhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj.

Muçi u propozuar për Kushtetuesen nga vetë presidenti Ilir Meta, për t’u emëruar disa ditë më pas edhe pse gjyqtari ende nuk i ka mbyllur llogaritë me Vettingun. Në dekretin e emërimit të tij, Meta bënte me dije se Muçi plotësonte të gjitha kriteret për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe shtonte se emri i tij kishte ardhur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Në Kushtetuese pa mbyllur punë me vettingun, Besnik Muçi jep llogari për shtëpinë Në Kushtetuese pa mbyllur punë me vettingun, Besnik Muçi jep llogari për shtëpinëRating: 5.0
To Top