KOSOVA

Ne mezi po shpëtojmë një Alvin/ Kosova përgatitet të kthejë edhe 100 persona tjerë të mbetur në Siri!

Qeveria e Kosovës është duke bërë përgatitjet e fundit për t’i kthyer në Kosovë rreth 100 kosovarë të tjerë të cilët gjenden në Siri, tha ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa. Në një bisedë për Radion Europa e Lirë. Ministri në detyrë, Mustafa, sqaroi se nuk mund të jap shumë detaje, por aktualisht po zhvillohen bisedime me Turqinë rreth kthimit të këtyre personave. Në muajin prill të këtij viti, institucionet në Kosovë kthyen 110 kosovarë, mes të cilëve kishte katër luftëtarë që ishin pjesë e organizatave terroriste në Siri, 32 gra dhe 74 fëmijë.

Mustafa tha se institucionet kanë informacione për personat që gjendën në Siri dhe që pritet të kthehen në Kosovë. Sipas tij, në këtë grup ka më shumë luftëtarë , në dallim kjo nga operacioni I realizuar në muajin prill. “Në kontingjentin e dytë ka më shumë persona që kanë marrë pjesë në luftë, por sigurisht ka edhe të tjerë fëmijë dhe gra”, ka shtuar ai. Kthimi I kontingjentit të parë në muajin prill u bë përmes ndihmës së ofruar n..

Loading...

Qeveria e Kosovës është duke bërë përgatitjet e fundit për t’i kthyer në Kosovë rreth 100 kosovarë të tjerë të cilët gjenden në Siri, tha ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa. Në një bisedë për Radion Europa e Lirë. Ministri në detyrë, Mustafa, sqaroi se nuk mund të jap shumë detaje, por aktualisht po zhvillohen bisedime me Turqinë rreth kthimit të këtyre personave. Në muajin prill të këtij viti, institucionet në Kosovë kthyen 110 kosovarë, mes të cilëve kishte katër luftëtarë që ishin pjesë e organizatave terroriste në Siri, 32 gra dhe 74 fëmijë.

Mustafa tha se institucionet kanë informacione për personat që gjendën në Siri dhe që pritet të kthehen në Kosovë. Sipas tij, në këtë grup ka më shumë luftëtarë , në dallim kjo nga operacioni I realizuar në muajin prill. “Në kontingjentin e dytë ka më shumë persona që kanë marrë pjesë në luftë, por sigurisht ka edhe të tjerë fëmijë dhe gra”, ka shtuar ai. Kthimi I kontingjentit të parë në muajin prill u bë përmes ndihmës së ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në partneritet me SHBA-në, autoritetet e Kosovës po e planifikojnë edhe operacionin e ri, por për afatet kohore dhe mënyrën e zhvillimit të tij, Mustafa refuzoi të jepte më shumë informata. Nga fillimi i konfliktit në Siri në vitin 2012, drejt Sirisë dhe Irakut udhëtuan rreth 400 kosovarë duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Ne mezi po shpëtojmë një Alvin/ Kosova përgatitet të kthejë edhe 100 persona tjerë të mbetur në Siri! Ne mezi po shpëtojmë një Alvin/ Kosova përgatitet të kthejë edhe 100 persona tjerë të mbetur në Siri!Rating: 5.0
To Top