Në Prishtinë, nis pastrimi i shtretërve të lumenjve dhe rrjedhave ujore

Komuna e Prishtinës njofton se me qëllim të parandalimit të vërshimeve dhe ruajtjen e mjedisit, po bëhet pastrimi i shtratit të lumit Prishtevka dhe largimin e mbeturinave në zonën e njohur si “Fusha e Pajtimit.” Sipas Komunës ky aksion synon të përmirësojë cilësinë e mjedisit dhe të minimizojë rrezikun e përmbytjeve në qytet. “Njëkohësisht, Kryeqyteti

Në Prishtinë, nis pastrimi i shtretërve të lumenjve dhe rrjedhave ujore

Komuna e Prishtinës njofton se me qëllim të parandalimit të vërshimeve dhe ruajtjen e mjedisit, po bëhet pastrimi i shtratit të lumit Prishtevka dhe largimin e mbeturinave në zonën e njohur si “Fusha e Pajtimit.”

Sipas Komunës ky aksion synon të përmirësojë cilësinë e mjedisit dhe të minimizojë rrezikun e përmbytjeve në qytet.

“Njëkohësisht, Kryeqyteti kërkon mbështetjen dhe bashkëpunimin e qytetarëve për të mbajtur hapësirat publike të pastra dhe për të parandaluar ndotjen, duke kontribuar kështu në një ambient më të sigurt dhe më të shëndetshëm për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, inspektuan nga afër procesin e pastrimit.

Rama informoi se pastrimi i tillë i shtretërve të lumenjëve do të bëhet edhe në zonat tjera të Prishtinës.