KOSOVA

Negociatat/ Diplomati gjerman në Tiranë zbulon telefonatën e Merkel me kryeministrin e Holandës

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf tha për DW se ka shpresa se “Gjermania do të bindë vendet skeptike të BE për një vendim pozitiv për Shqipërinë lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit”. “Për Gjermaninë, hapja e negociatave me Shqipërinë për hyrjen në BE përbën një vendim strategjik. Ne jemi të bindur që Shqipëria dhe rajoni kanë një rëndësi strategjike për BE dhe gjeografikisht Shqipëria është brenda BE.

Kancelarja Merkel e ka bërë të qartë, se është për “PO” dhe se ajo po bisedon me vendet partnere të BE, p.sh. ka biseduar me kryeministrin holandez Mark Rutte.

“Jam në dijeni gjithashtu që po zhvillohen bisedime në nivele të ndryshme, qeveritare dhe partiake. Vendet që janë për “PO” po bisedojnë me partnerët që ende nuk kanë vendosur qëndrimin e tyre.

Le të shpresojmë që argumentat strategjike do të mbizotërojnë në fund”, është shprehur ai. Vendimi, sipas Zingraf, është strategjik dhe politik njëherazi. “Shpresojmë që 28 vendet anëtare të BE do të bëhen bashkë..

Loading...

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf tha për DW se ka shpresa se “Gjermania do të bindë vendet skeptike të BE për një vendim pozitiv për Shqipërinë lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit”. “Për Gjermaninë, hapja e negociatave me Shqipërinë për hyrjen në BE përbën një vendim strategjik. Ne jemi të bindur që Shqipëria dhe rajoni kanë një rëndësi strategjike për BE dhe gjeografikisht Shqipëria është brenda BE.

Kancelarja Merkel e ka bërë të qartë, se është për “PO” dhe se ajo po bisedon me vendet partnere të BE, p.sh. ka biseduar me kryeministrin holandez Mark Rutte.

“Jam në dijeni gjithashtu që po zhvillohen bisedime në nivele të ndryshme, qeveritare dhe partiake. Vendet që janë për “PO” po bisedojnë me partnerët që ende nuk kanë vendosur qëndrimin e tyre.

Le të shpresojmë që argumentat strategjike do të mbizotërojnë në fund”, është shprehur ai. Vendimi, sipas Zingraf, është strategjik dhe politik njëherazi. “Shpresojmë që 28 vendet anëtare të BE do të bëhen bashkë për një vendim pozitiv. Ka një maxhorancë që është pro hapjes së negociatave. Por gjithsesi na duhet unanimitet.

Prandaj na duhet të bindim ҫdo vend anëtar të BE”, ka shtuar ai.Ambasadori tha më tej se Bundestagu gjerman në rezolutën e tij u bën thirrje aktorëve politikë në Shqipëri, të ulen në tryezën ë bisedimeve dhe të arrijnë një përfshirje maksimale për reformën zgjedhore. Nga ana tjetër, ai mendon se reforma zgjedhore është një element thelbësor për të kthyer besimin tek procesi.

Ndërkohë, ka një element që lidhet me kohën: “Ekspertët na kanë thënë që nëse përcaktohet data për zgjedhjet parlamentare të 2021, duhet të jetë miratuar ligji për reformën zgjedhore deri në fund të këtij viti, që ligji të zbatohet para se të vijë dita e zgjedhjeve. Ky është një element i rëndësishëm, për të cilin u është bërë thirrje të dyja palëve”, është shprehur ai.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Negociatat/ Diplomati gjerman në Tiranë zbulon telefonatën e Merkel me kryeministrin e Holandës Negociatat/ Diplomati gjerman në Tiranë zbulon telefonatën e Merkel me kryeministrin e HolandësRating: 5.0
To Top