Nëna e Monika Kryemadhit merret në pyetje nga SPAK, Meta: Nuk përbën asnjë interes për mua

Welcome to Kosova Today

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar SPAK dhe ka cilësuar si politike marrjen në pyetje të nënës së Monika Kryemadhit Fatime Kryemadhi. Nga Korça ai ka thënë se marrja e saj në pyetje, në kuadër të hetimit pasuror të nisur ndaj çiftit Meta që përfshinë edhe familjarët e afërt të tyre, pas […]

Nëna e Monika Kryemadhit merret në pyetje nga SPAK, Meta: Nuk përbën asnjë interes për mua

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar SPAK dhe ka cilësuar si politike marrjen në pyetje të nënës së Monika Kryemadhit Fatime Kryemadhi.

Nga Korça ai ka thënë se marrja e saj në pyetje, në kuadër të hetimit pasuror të nisur ndaj çiftit Meta që përfshinë edhe familjarët e afërt të tyre, pas kallëzimit Lobimin në SHBA, është vetëm politike.

“Kjo nuk përbën asnjë interes për mua. Është një zonjë e mrekullueshme gjithçka tjetër është politike. Sa herë kam qenë në SPAK kam dalë para gazetarëve. Sa herë të më ftojnë do dal para gazetarëve edhe kur të më fitojnë do u bëj dhe një pyetje.

Sepse kanë fituare një mandat tjetër së janë lodhur shumë, për 60 milionë euro. U lodhën shumë duke arrestuar drejtorët për të shpëtuar Eron Velijan. U lodhën shumë duke hetuar PPS, u lodhën shumë duke arrestuar ministra duke shpëtuar Edi Ramën.

Asnjë lloj shqetësimi. Zonja Fatmie është përgjigjur vetë, zonja Monika përgjigjet vet. Partia Lirisë nuk sekuestrohet Partia e Lirisë nuk sekuestrohet”, tha Meta.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kryetari Liris Monika Kryemadhit Fatime Kryemadhi Lobimin Sepse Velijan Zonja Fatmie Partia

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kryetari Liris Monika Kryemadhit Fatime Kryemadhi Lobimin Sepse Velijan Zonja Fatmie Partia

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online
Përmbajtja fillestare