Nëntë vjet nga miratimi i Speciales
Janë bërë nëntë vjet prej kur Kuvendi i Kosovës e miratoi Gjykatën Speciale. Më 3 gusht 2015, deputetët votuan pro ndryshimit të amendamentit kushtetues, që e mundësoi funksionimin e Speciales. 82 vota pro, pesë kundër dhe një abstenim, ia hapën rrugën Qeverisë t’i dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i përket kësaj gjykate. Më […]
Janë bërë nëntë vjet prej kur Kuvendi i Kosovës e miratoi Gjykatën Speciale.
Më 3 gusht 2015, deputetët votuan pro ndryshimit të amendamentit kushtetues, që e mundësoi funksionimin e Speciales.
82 vota pro, pesë kundër dhe një abstenim, ia hapën rrugën Qeverisë t’i dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i përket kësaj gjykate.
Më të zëshmit në krijimin e Gjykatës Speciale ishin ligjvënësit nga radhët e opozitës, duke e quajtur të padrejtë, selektive dhe e cila do ta cenojë sovranitetin e vendit.
Asokohe, qeveria dhe pozita e quajtën të padrejtë këtë votim, por të domosdoshme për t’i hequr dyshimet për krime të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën e fundit.
Dhomat e Specializuara, arrestimet e para i nisën në vitin 2020.
Fillimisht në shtator u arrestuan dy krerët e OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët u dënuan fillimisht me nga katër vjet e gjysmë, e më pas apeli ua uli dënimin më katër vjet e tre muaj.
Ata u dënuan për shkak të zbulimit të dokumenteve konfidenciale nga kjo gjykatë.
Gucati dhe Haradinaj, tanimë janë në liri pasi e kanë përfunduar dënimin.
Specialja e prangosi edhe eprorët e lartë të UÇK-së: Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Sali Mustafa, Pjetër Shala, Ismet Jonuzi, Haxhi Shala, Sali Bahtijari.
E po ashtu edhe ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët akuzohen për krime të luftës.
“Calin”, Dhomat e Specializuara e kishin dënuar fillimisht me 26 vjet heqje lirie e më pas dënimi i ishte ulur në 22 vjet.
Dënim nga Specialja mori edhe “Ujku i UÇK-së”.
Pjetër Shala, u dënua me 18 vjet burgim.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk