Nesër Samiti për Ukrainën, mediat greke: Mitsotakis nuk do të vijë në Tiranë

Nesër 28 shkurt në Tiranë do të mbahet samiti për Ukrainën. Samiti “Ukrainë – Europa Juglindore” i cili do të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka si qëllim që në 2-vjetorin e sulmeve ruse në Ukrainë, t’i tregojë kësaj të fundit mbështetjen e të gjithë vendeve të Europës Juglindore. […] The post Nesër Samiti për Ukrainën, mediat greke: Mitsotakis nuk do të vijë në Tiranë appeared first on Newsbomb Albania.

Nesër Samiti për Ukrainën, mediat greke: Mitsotakis nuk do të vijë në Tiranë

Nesër 28 shkurt në Tiranë do të mbahet samiti për Ukrainën.

Samiti “Ukrainë – Europa Juglindore” i cili do të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka si qëllim që në 2-vjetorin e sulmeve ruse në Ukrainë, t’i tregojë kësaj të fundit mbështetjen e të gjithë vendeve të Europës Juglindore.

Në Tiranë nesër pritet të vijnë liderë evropianë dhe përfaqësues perëndimorë për të marrë pjesë në samit. Por mediat greke shkruajnë se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk do të jetë prezent nesër në Tiranë.

Sakaq Greqia do të përfaqësohet nesër nga delegacioni i saj diplomatik. Përfaqësuesi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis, në konferencën e sotme, tha se kryeministri Kyriakos Mitsotakis nuk do të marrë pjesë në samitin e 28 shkurtit, në Tiranë.

Gazeta greke Ta Nea shkruan se vendimi i Mitsotakis për të mos marrë pjesë në mbledhjen e Tiranës është i lidhur me rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Qevria greke kërkon me ngulm lirimin e Belerit nga burgu, kërkesë e cila është refuzuar nga drejtësia shqiptare, pasi Beleri akuzohet për shitblerje votash në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar që u mbajtën më 14 maj.

Ta Nea shkruan se më 28 shkurt, në të njëjtën ditë me takimin ukrainas të organizuar nga Rama, në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) do të vazhdojë procesi penal i Belerit, me paraqitjen e pretencës nga pala mbrojtësve. SPAK ka kërkuar dënimin me 2.5 vite burg për Belerin dhe 2 vite për Kokaveshin.

Lexo edhe: Nesër Samiti për Ukrainën, zbardhet agjenda, Rama takim kokë më kokë me Zelenskyn

AGJENDA E SAMITIT

E mërkurë, 28 shkurt

09.00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.

09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.

9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve. Pamjet dhe fotot e takimeve do të shpërndahen për median në kanalet zyrtare të komunikimit dhe platformat e tjera sociale.

10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës

11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve ( Pallati i Kongreseve)

11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.

13:00 – Foto Familjare

13.30 – Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.

The post Nesër Samiti për Ukrainën, mediat greke: Mitsotakis nuk do të vijë në Tiranë appeared first on Newsbomb Albania.