KOSOVA

PDK nesër shkon në sallën e Kuvendit në orën 11:00: Seanca konstituive të thirret në përputhje me Kushtetutën

Kosova.Today ·

Partia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se grupi parlamentar i kësaj partie, nga ora 11:00 nesër, do të jetë në sallën e Kuvendit. Në komunikatë shtohet se kjo do bëhet në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit,...

Partia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se grupi parlamentar i kësaj partie, nga ora 11:00 nesër, do të jetë në sallën e Kuvendit.

Në komunikatë shtohet se kjo do bëhet në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit, përcjell Gazeta Express.

Komunikata:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë nesër, e shtunë, 22 gusht, nga ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit.

PDK i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, z. Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.

Koha: 11:00

Vendi: Salla e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Ftojmë përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin këtë ngjarje.

Ju mirëpresim!


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Dekretohet Ligji për Byronë, nis faza e zbatimit për verifikimin e pasurisë

13.11.2026

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për rastin e administrimit të drejtësisë

15.11.2026

Terras reagon ashpër për këngën nacionaliste serbe kundër Kosovës, kërkon llogari nga Komisioni Evropian

16.11.2026

Tahiri për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: BE-ja duhet të kërkojë falje, në Prishtinë të ketë dorëheqje

16.11.2026