SHQIPERIA

Ngërçi Kushtetues, Balla: Zgjidhja, si në Ukrainë

Ndërsa në Kuvend po zhvillohet edhe seanca e jashtëzakonshme për projkerezolutën që dënon aktin e Presidentit Meta që refuzoi të njohë Arta Vorpsin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese dhe dekretoi Marsida Xhafellarin, Taulant Balla solli në vëmendje rastin e Ukrainës si një formë zgjidhjeje.
“Në Ukrainë Parlamenti refuzoi që anëtaret e Gjykatës Kushtetueses të bënin Betimin, për këtë arsye ata e bënë tek Gjykata Kushtetuese”, tha Balla, duke vënë në dukje se ndryshe nga Shqipëria, ku betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duhet bërë në Presidencë, në Ukrainë duhej bërë para Kuvendit.
Në fjalën e tij Balla shprehet se Meta do mbahet mend gjatë se u vetëtregua si kundërshtar i Kushtetutës, duek penguar plotësimin e vakancave në Gjykatë.
“Shqipëria ndodhet në mënyrë të padrejtë përballë një krize për shkak të veprimit të Kushtetutës së ilegjitimuar. Ne kemi detyrimin për të gjetur zgjidhje. Edhe pse me kompetenca të tilla ka tentativa për të nxitur një krizë kushtetuese. Ky preside..

Loading...

Ndërsa në Kuvend po zhvillohet edhe seanca e jashtëzakonshme për projkerezolutën që dënon aktin e Presidentit Meta që refuzoi të njohë Arta Vorpsin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese dhe dekretoi Marsida Xhafellarin, Taulant Balla solli në vëmendje rastin e Ukrainës si një formë zgjidhjeje.

“Në Ukrainë Parlamenti refuzoi që anëtaret e Gjykatës Kushtetueses të bënin Betimin, për këtë arsye ata e bënë tek Gjykata Kushtetuese”, tha Balla, duke vënë në dukje se ndryshe nga Shqipëria, ku betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duhet bërë në Presidencë, në Ukrainë duhej bërë para Kuvendit.

Në fjalën e tij Balla shprehet se Meta do mbahet mend gjatë se u vetëtregua si kundërshtar i Kushtetutës, duek penguar plotësimin e vakancave në Gjykatë.

“Shqipëria ndodhet në mënyrë të padrejtë përballë një krize për shkak të veprimit të Kushtetutës së ilegjitimuar. Ne kemi detyrimin për të gjetur zgjidhje. Edhe pse me kompetenca të tilla ka tentativa për të nxitur një krizë kushtetuese. Ky president do mbahet mend gjatë se u vetë tregua si kundërshtar i Kushtetutës. Ai po pengon plotësimin e vakancave në Gjykatë. Ekspertët që kanë punuar me ndryshimet kushtetuese, kanë parashikuar dhe mekanizma zhbllokues për tentaviva të tilla. Gjykatat Kushtetuese mbetet e një rëndësie të veçantë. Venecia këmbëngul se Gjykata kushtetuese është një çështje me rendësi të veçantë. Meta po bën çështë e mundur për të frenuar gjykatën kushtetuese. Dua ti bëj një apel presidentit: është e papranueshme qe të pengojë me pa të drejtë drejtues të insitucioneve të tjera të vendit. Ne e kemi vënë në majën e piramidës. Ai është i fundit që duhet të merret me zotin Dvorani”, u shpreh Balla.

Ngërçi në Kushtetuese/ Sot seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, rezoluta: Meta bllokoi reformën në drejtësi

Në rend dite për sot do të jenë diskutime për dekretin e Presidentit për caktimin e Marsida Xhafellarit si anëtare të Gjykates Kushtetuese, i cili është cilësuar nga maxhoranca si i papranueshëm. Në projekt-rezolutën e hartuar nga socialistët, ata i bëjnë thirrje Presidentit që të të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi.

“Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të ushtrojë detyrat e tij kushtetuese në lidhje me fillimin e detyrës së gjyqtareve kushtetuese Znj. Arta Vorpsi, Znj. Elsa Toska dhe Znj. Fiona Papajorgji. Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe funksionimin normal të organeve kushtetuese ku një prej më të rëndësishmeve është Gjykata Kushtetuese.Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të përsëritur i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës.”, shkruhet më tej në projekt-rezolutën që diskutohet sot.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Ngërçi Kushtetues, Balla: Zgjidhja, si në Ukrainë Ngërçi Kushtetues, Balla: Zgjidhja, si në UkrainëRating: 5.0
To Top