SHQIPERIA

Nis vettingu në polici/ Ja ‘kokat’ e para që do të kalojnë në skaner (EMRAT)

Vetting-u në Policinë e Shtetit nuk do të nisë nga drejtuesit e saj, siç është Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm.
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) do të zhvillojë këtë javë seancat e parë të procesit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme (SHÇBA).
I pari që do të dalë përpara trupit gjykues dhe do të skanohet njësoj si gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë, është Oltion Shehu, Shef i Sektorit të Ankesave, SHÇBA. Seanca do të zhvillohet nesër, 5 nëntor, në orën 12:00.
Trupa e vlerësimit do të përbëhet nga: Marjeta Gjelaj, Ela Kerka, Ana Kapaj.
Tre ditë më pas, të premten në orën 12:00, seanca dëgjimore do të zhvillohet me Adriatik Ago, Zv.drejtor i Përgjithshëm, SHÇBA.
Trupa e vlerësimit do të përbëhet nga: Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko./TCH

Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Nis vettingu në polici/ Ja ‘kokat’ e para që do të kalojnë në skaner (EMRAT) Nis vettingu në polici/ Ja ‘kokat’ e para që do të kalojnë në skaner (EMRAT)Rating: 5.0
To Top