KOSOVA

Ka nisur mbledhja e nënshkrimeve të deputetëve për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Kosova.Today ·

Ka nisur mbledhja e nënshkrimeve të deputetëve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, me një pikë të vetme të rendit të ditës – zhbërjen e Gjykatës Speciale. Sipas burimeve të IndeksOnline, deputetë të partive...

Ka nisur mbledhja e nënshkrimeve të deputetëve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, me një pikë të vetme të rendit të ditës – zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Sipas burimeve të IndeksOnline, deputetë të partive opozitare kanë ndërmarrë hapa konkretë për inicimin e kësaj seance, duke nisur procedurat për sigurimin e nënshkrimeve të nevojshme.

Kërkesa për shpërbërjen e Gjykatës Speciale është ngritur edhe nga ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell.

“Duhet vepruar shpejt për ta shpërbërë këtë Gjykatë të huaj. Anëtarët e Parlamentit duhet të punojnë me Kurtin që kjo të ndodhë. Kosovës nuk i duhet një gjykatë në Holandë”, ka shkruar Grenell.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet

13.11.2026

Erërat e fuqishme shkaktuan dëme në Rahovec, Komuna hap afatin për kompensim

13.11.2026

Presidentja Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleat

14.11.2026

Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?

14.11.2026