SHQIPERIA

Një 20-vjeçar nga Franca në Shqipëri, akuzohet për vrasje

Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Franca, i dyshuar për “Vrasje me paramendim”. Nga Specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar me inicialet K.F (V), 20 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Sipas Policisë, në Peshkopi, pranë ish-degës ushtarake, në bashkëpunim me vëllain e tij, i ekstraduari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku udhëtonin shtetasit A.M dhe A.A., ku mbeti i plagosur rëndë shtetasi A.M.
Kapja e këtij shtetasi u bë falë marrjes së informacionit nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër për vendodhjen e tij në Francë, dhe shkëmbimit në kohë të informacionit mes spec..

Loading...

Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Franca, i dyshuar për “Vrasje me paramendim”. Nga Specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar me inicialet K.F (V), 20 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Sipas Policisë, në Peshkopi, pranë ish-degës ushtarake, në bashkëpunim me vëllain e tij, i ekstraduari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku udhëtonin shtetasit A.M dhe A.A., ku mbeti i plagosur rëndë shtetasi A.M.

Kapja e këtij shtetasi u bë falë marrjes së informacionit nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër për vendodhjen e tij në Francë, dhe shkëmbimit në kohë të informacionit mes specialistëve të Interpol Tirana me Policinë Franceze. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë Franceze, u bë i mundur ekstradimit i tij drejt Shqipërisë.

Specialistët për hetimine Krimeve të Rënda në DVP Dibër bënë ekzekutimin e Vendimit Penal Nr. 58, datë 22.06.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ndaj shtetasit të lartpërmendur ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Një 20-vjeçar nga Franca në Shqipëri, akuzohet për vrasje Një 20-vjeçar nga Franca në Shqipëri, akuzohet për vrasjeRating: 5.0
To Top