Një i vdekur pas shembjes së pjesshme të një hoteli në Gjermani
Shembet hoteli në Gjermani, viktima dhe të bllokuar në rrënoja The post Një i vdekur pas shembjes së pjesshme të një hoteli në Gjermani appeared first on Albinfo.
Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë kanë mbetur të bllokuar, pasi një hotel u shemb pjesërisht gjatë natës në Gjermani, tha policia.
Sipas autoriteteve, edhe disa persona janë lënduar pas shembjes së hotelit afër lumit Mozel në Gjermani.
Trupi i pajetë është lokalizuar, por nuk ka mundur të nxirret nga rrënojat, tha policia përmes një deklarate, duke shtuar se autoritetet kanë arritur të kontaktojnë me disa prej personave që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
“Për shkak të natyrës së dëmit, ky është një operacion jashtëzakonisht i vështirë”, u tha në deklaratë. Policia shtoi se në ndërtesën në qytetin Kroev, që u shemb pjesërisht, kanë mundur të hyjnë vetëm ekipet emergjente.
Hetuesit besojnë se 14 persona ishin në ndërtesë kur kati i sipërm u shemb rreth orës 23:00 të së martës, pesë nga të cilit kanë arritur të ikin pa lëndime.
Policia gjermane tha se 31 persona që jetonin në ndërtesat në afërsi, janë evakuuar për shkaqe sigurie.
Ende nuk dihet shkaku i shembjes së pjesshme të këtij hoteli.
Koev gjendet rreth 100 kilometra në perëndim të Frankfurtit.
The post Një i vdekur pas shembjes së pjesshme të një hoteli në Gjermani appeared first on Albinfo.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk