SHQIPERIA

Një tjetër plan operacional në kampin “Al-Hol”, shpresë për fëmijët shqiptarë (FOTO)

Përfaqësuesi i Gjysmë Hënës siriane foli për mediet pas finalizimit me sukses të operacionit për shpëtimin e Alvinit duke treguar gatishmërinë për të shpëtuar fëmijë të tjerë nga kampi Al Hol.
“Gjëja më e rëndësishme për Gjysmë Hënën siriane ishte që fëmija të sillej në shtëpi. Kontakti i parë ishte me përfaqësuesin e Kryqit të Kuq italian dhe i dhamë informacion mbi fëmijën. Patëm një komunikim dhe na thanë të shkonim në kamp të kërkonim djalin. Po ashtu edhe shteti sirian është treguar disponibël për të ndihmuar me gjithë ata fëmijë që ndodhen aty”, – u shpreh përfaqësuesi i Gjysmë Hënës siriane.
Ai tha se operacioni nuk ka qenë i thjeshtë pasi në shumë momente kanë hasur në vështirësi. “Nëse nuk do të kishim informacione të detajuara nga Shqipëria dhe Italia nuk do të ishim këtu, ky është simbol i bashkëpunimit humanitar mes Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës Siriane”.
Duke falenderuar autoritetet shqiptare, italiane dhe siriane, ai shton se “jemi gati të ndihmojmë edhe në të ardhmen..

Loading...

Përfaqësuesi i Gjysmë Hënës siriane foli për mediet pas finalizimit me sukses të operacionit për shpëtimin e Alvinit duke treguar gatishmërinë për të shpëtuar fëmijë të tjerë nga kampi Al Hol.

“Gjëja më e rëndësishme për Gjysmë Hënën siriane ishte që fëmija të sillej në shtëpi. Kontakti i parë ishte me përfaqësuesin e Kryqit të Kuq italian dhe i dhamë informacion mbi fëmijën. Patëm një komunikim dhe na thanë të shkonim në kamp të kërkonim djalin. Po ashtu edhe shteti sirian është treguar disponibël për të ndihmuar me gjithë ata fëmijë që ndodhen aty”, – u shpreh përfaqësuesi i Gjysmë Hënës siriane.

Ai tha se operacioni nuk ka qenë i thjeshtë pasi në shumë momente kanë hasur në vështirësi. “Nëse nuk do të kishim informacione të detajuara nga Shqipëria dhe Italia nuk do të ishim këtu, ky është simbol i bashkëpunimit humanitar mes Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës Siriane”.

Duke falenderuar autoritetet shqiptare, italiane dhe siriane, ai shton se “jemi gati të ndihmojmë edhe në të ardhmen për operacione të tilla të ngjashme dhe patjetër edhe nën kërkesën e Presidentit të Kryqit të Kuq Italian. Falenderoj të gjithë të pranishmit në konferencë dhe shpresoj të vazhdojmë në këtë rrugë”.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Një tjetër plan operacional në kampin “Al-Hol”, shpresë për fëmijët shqiptarë (FOTO) Një tjetër plan operacional në kampin “Al-Hol”, shpresë për fëmijët shqiptarë (FOTO)Rating: 5.0
To Top