JETA

Noizy dhe Blerim Destani në ZFF Masters në Cyrih

Kosova.Today ·

Reperi shqiptar Noizy, aktori Blerim Destani dhe aktori i njohur gjerman Moritz Bleibtreu do të jenë pjesë e programit “ZFF Masters” më 3 tetor në Cyrih, shkruan albinfo.ch. Tre emrat do të ndajnë me publikun prapaskenat e realizimit të filmit...

Reperi shqiptar Noizy, aktori Blerim Destani dhe aktori i njohur gjerman Moritz Bleibtreu do të jenë pjesë e programit “ZFF Masters” më 3 tetor në Cyrih, shkruan albinfo.ch.

Tre emrat do të ndajnë me publikun prapaskenat e realizimit të filmit “Blood Money”, një dramë e ashpër e arteve marciale në të cilën ata interpretojnë së bashku.

Noizy është një nga emrat më të njohur të skenës hip-hop në gjuhën shqipe, ndërsa Blerim Destani është i njohur për pjesëmarrjen në disa produksione ndërkombëtare, përfshirë “The Comeback Trail” dhe “Time of the Comet”, ku ka pasur edhe rol si producent. Moritz Bleibtreu ka një karrierë të gjatë në kinemanë gjermane dhe ndërkombëtare.

Takimi do të mbahet më 3 tetor, në orën 11:00, në KINOKONI, në kuadër të Zurich Film Festival. /Albinfo.ch

The post Noizy dhe Blerim Destani në ZFF Masters në Cyrih appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sa mungojnë punonjësit në punë për shkak të sëmundjeve? Ja ku pozicionohen vendet evropiane

12.11.2026

Zvicra prezanton program të ri universitar për inteligjencën artificiale, studimet nisin në vitin 2027

15.11.2026

SWR: “Pallati i Rinisë”” – Skena e muzikës së re në Kosovë

14.11.2026

Filmi “DUA”, i propozuar për Oscar, shfaqet para publikut ndërkombëtar në Nju-Jork

14.11.2026