JETA

SP nominon Kujtim Ahmetin për Parlamentin Federal të Zvicrës në zgjedhjet e vitit 2027

Kosova.Today ·

Partia Socialdemokrate e kantonit Aargau (SP Aargau) në kongresin e saj të mbajtur të shtunën e kaluar në Umweltarena në Spreitenbach ka miratuar përmes delegatëve të saj njëzëri listën kryesore me kandidatët për zgjedhjet e Këshillit...

Partia Socialdemokrate e kantonit Aargau (SP Aargau) në kongresin e saj të mbajtur të shtunën e kaluar në Umweltarena në Spreitenbach ka miratuar përmes delegatëve të saj njëzëri listën kryesore me kandidatët për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar, të vitit 2027.

Këtu u nominua edhe Kujtim Ahmeti, i cili është me prejardhje nga Kosova dhe jeton e vepron në kantonin e Aargaut në Zvicër.

Ahmeti nuk është fytyrë e re në politikë. Ai ka qenë anëtar i drejtorisë së SP Aargau dhe ka kandiduar edhe më parë: në zgjedhjet federale të vitit 2023 dhe në zgjedhjet për Këshillin e Madh të kantonit Aargau në vitin 2024.

Zgjedhjet për Parlamentin Federal të Zvicrës do të mbahen më 24 tetor 2027. Me këtë kandidaturë, Ahmeti e vazhdon angazhimin e tij politik me përvojë, qëndrueshmëri dhe vullnet për ta sjellë zërin e njerëzve të thjeshtë në Bernë.

Kandidatura e tij ka rëndësi të veçantë edhe për komunitetin shqiptar në Zvicër. Shqiptarët punojnë, kontribuojnë dhe e ndërtojnë këtë vend çdo ditë, prandaj meritojnë ta kenë zërin e tyre aty ku merren vendimet.

The post SP nominon Kujtim Ahmetin për Parlamentin Federal të Zvicrës në zgjedhjet e vitit 2027 appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Subvencionet për sigurimin shëndetësor, dallime të mëdha mes kantoneve të Zvicrës

15.11.2026

Ata që reklamojnë me kryqin zviceran duhet edhe të prodhojnë në Zvicër

13.11.2026

Krenati- Piloti shqiptar shpallet më i miri me avionët F-35 në forcën ajrore të SHBA

15.11.2026

U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave

13.11.2026