SHQIPERIA

“Nuk ndërhyjmë, u rrezikohet jeta”/ Kush janë 150 shqiptarët që ndodhen në kampin sirian

Çështja e vogëlushit shqiptar Alvin Berisha u diskutua sot në seancën plenare. Në lidhje me këtë çështje, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se qeveria i ka identifikuar gratë dhe fëmijët e shqiptarëve që kanë luftuar për ISIS në Irak dhe Siri dhe që mbahen në kampe atje.
“Ata kanë udhëtuar atje me dokument shqiptare të cilat janë grisur nga ISIS. Më pas kanë marrë emra arabë dhe kjo e bën të vështirë që të veprojmë”, tha Spiropali në Parlament, në një interpelancë të thërritur nga deputetët e opozitës, në të cilën ajo foli në vend të Kryeministrit Rama.
Por, shtoi ajo, është e vështirë të veprohet pasi atyre u rrezikohet jeta.
“Nuk mund të ekspozojmë identitetin e grave dhe fëmijëve në kampe, pasi i vë në rrezik serioz për jetën. Kur ka persona që duan të largohen, ata që drejtojnë kampet nuk i lejojnë. Atyre u rrezikohet jeta kur bëhen publike detajet”, tha Spiropali. “Mos bëni politikë me ta. I kemi mbledhur emrat dhe i kemi identifikuar prej kohësh ng..

Loading...

Çështja e vogëlushit shqiptar Alvin Berisha u diskutua sot në seancën plenare. Në lidhje me këtë çështje, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se qeveria i ka identifikuar gratë dhe fëmijët e shqiptarëve që kanë luftuar për ISIS në Irak dhe Siri dhe që mbahen në kampe atje.

“Ata kanë udhëtuar atje me dokument shqiptare të cilat janë grisur nga ISIS. Më pas kanë marrë emra arabë dhe kjo e bën të vështirë që të veprojmë”, tha Spiropali në Parlament, në një interpelancë të thërritur nga deputetët e opozitës, në të cilën ajo foli në vend të Kryeministrit Rama.

Por, shtoi ajo, është e vështirë të veprohet pasi atyre u rrezikohet jeta.

“Nuk mund të ekspozojmë identitetin e grave dhe fëmijëve në kampe, pasi i vë në rrezik serioz për jetën. Kur ka persona që duan të largohen, ata që drejtojnë kampet nuk i lejojnë. Atyre u rrezikohet jeta kur bëhen publike detajet”, tha Spiropali. “Mos bëni politikë me ta. I kemi mbledhur emrat dhe i kemi identifikuar prej kohësh nga strukturat shtetërore”.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . “Nuk ndërhyjmë, u rrezikohet jeta”/ Kush janë 150 shqiptarët që ndodhen në kampin sirian “Nuk ndërhyjmë, u rrezikohet jeta”/ Kush janë 150 shqiptarët që ndodhen në kampin sirianRating: 5.0
To Top