SHOWBIZ

Kida numëron ditët, vetëm një javë larg dasmës me Ajbin

Kosova.Today ·

Kida dhe Ajbi janë vetëm pak ditë larg një prej momenteve më të rëndësishme të lidhjes së tyre. Këngëtarja ka rikthyer në vëmendje dasmën e shumëpërfolur, duke ndarë me ndjekësit një video në TikTok, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh plot...

Kida dhe Ajbi janë vetëm pak ditë larg një prej momenteve më të rëndësishme të lidhjes së tyre.

Këngëtarja ka rikthyer në vëmendje dasmën e shumëpërfolur, duke ndarë me ndjekësit një video në TikTok, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh plot humor: “Gjithçka është në rregull, jemi mirë”.

Postimi i saj vjen në kohën kur ka nisur numërimi mbrapsht për ceremoninë.

 Foto: TikTok

Dasma e çiftit pritet të zhvillohet më 1 shtator në Romë, në Itali, duke i dhënë festës një atmosferë të veçantë.

Sipas raportimeve të mëparshme, ceremonia do të mbahet në një rezidencë historike në kryeqytetin italian, ndërsa për muzikën dhe atmosferën e mbrëmjes pritet të kujdesen emra të njohur të muzikës shqiptare mes tyre Ermal Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu.

Historia e dashurisë së Kidës dhe Ajbit mori një tjetër hap të rëndësishëm në dhjetor të vitit 2024, kur këngëtarja u fejua me një propozim romantik nga partneri i saj, pikërisht në ditëlindjen e saj.

Që nga ajo kohë, fansat kanë ndjekur me interes çdo detaj rreth martesës dhe tashmë pritjes po i vjen fundi. /Telegrafi/


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Cemre Baysel dhe Emirhan Topçu konfirmojnë romancën e tyre, mediat rozë në Turqi

19.11.2026

Inflacioni në Kosovë 7.8%: Transporti dhe energjia shtrojnë xhepin e qytetarëve

20.11.2026

Dorëheqja e Faton Hasani nga PDK: Kritikat e thella për Ligjin e Gjykatës Speciale

20.11.2026

Arjola Demiri nxehet me vallëzimin provokues në "Xhbanja

19.11.2026