SHQIPERIA

Nwabueze “kafshon” edhe Kukësin, Laçi nis të “fluturojë lart”

Kukësi bëhet skuadra e radhës që bie “viktimë” e sulmuesit amerikan Kyrian Nwabueze, i cili udhëhoqi Laçin drejt fitores së katërt radhazi, rezultate këto që ngjitën kurbinasit në kuotën e 19 pikëve, vetëm dy pikë larg Partizanit kryesues.
Verilindorët vinin në një moment jo fort të mirë dhe me disa mungesa në formacionin e parë, por patën kontrollin dhe iniciativën e lojës thuajse gjatë gjithë 90-minutëshit, ndonëse rrallë arritën të provojnë aftësitë e Stazhillës.
Nga ana tjetër, kurbinasit ishin vendosur mirë në gjysmëfushën e tyre dhe mbyllnin hapësirat për kundërshtarët, teksa zbrisnin vazhdimisht me shpejtësi, duke shkaktuar panik në prapavijën e Kukësit.
Pikërisht në një zbritje të tillë, Teco ktheu një top në qendër, aty ku mbrojtësi Olsi Teqja e ndali e ndali në mënyrë të pavullnetshme me dorë dhe arbitri Eldorian Hamiti akordoi 11-metërsh për Laçin.
Te pika e penalltisë shkoi bomberi amerikan i kurbinasve dhe Superiores, Kyrian Nwabueze, që gjuajti dhe dërgoi sferën në rr..

Loading...


Kukësi bëhet skuadra e radhës që bie “viktimë” e sulmuesit amerikan Kyrian Nwabueze, i cili udhëhoqi Laçin drejt fitores së katërt radhazi, rezultate këto që ngjitën kurbinasit në kuotën e 19 pikëve, vetëm dy pikë larg Partizanit kryesues.

Verilindorët vinin në një moment jo fort të mirë dhe me disa mungesa në formacionin e parë, por patën kontrollin dhe iniciativën e lojës thuajse gjatë gjithë 90-minutëshit, ndonëse rrallë arritën të provojnë aftësitë e Stazhillës.

Nga ana tjetër, kurbinasit ishin vendosur mirë në gjysmëfushën e tyre dhe mbyllnin hapësirat për kundërshtarët, teksa zbrisnin vazhdimisht me shpejtësi, duke shkaktuar panik në prapavijën e Kukësit.

Pikërisht në një zbritje të tillë, Teco ktheu një top në qendër, aty ku mbrojtësi Olsi Teqja e ndali e ndali në mënyrë të pavullnetshme me dorë dhe arbitri Eldorian Hamiti akordoi 11-metërsh për Laçin.

Te pika e penalltisë shkoi bomberi amerikan i kurbinasve dhe Superiores, Kyrian Nwabueze, që gjuajti dhe dërgoi sferën në rrjetë, ndonëse portieri Xhika kuptoi krahun e topit dhe për pak e ndali.

Kjo fitore ngjit Laçin në kuotën e 19 pikëve, aq sa ka edhe Tirana e vendit të tretë, një më pak se Bylisi i vendit të dytë dhe dy më pak se partizani kryesues, që do të luajë në orën 16:30 në transfertën vlonjate, ndërsa Kukësi mbetet në kuotën e 18 pikëve.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Nwabueze “kafshon” edhe Kukësin, Laçi nis të “fluturojë lart” Nwabueze “kafshon” edhe Kukësin, Laçi nis të “fluturojë lart”Rating: 5.0
To Top