SHQIPERIA

“O bo bo, çuni…o Andi”! Momente tmerri në spital, nëna e shoferit të prokurorit merr vesh lajmin (VIDEO)

Momente tmerri janë përjetuar në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë, aty ku humbi jetën shoferi i prokurorit Arjan Ndoj, Andi Maloku.
Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja që me manovrat e tij i shpëtoi jetën ‘shefit’ gjatë atentatit të datës 1 nëntor ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës ku dhe po merrte mjekimin e nevojshëm.
Maloku mori dy plumba, një në shtyllë kurrizore dhe një në kraharor teksa mundohej të nxirrte makinën nga rruga, ditën e që Ndoja u sulmua nga dy kallashnikovë pranë mbikalimit të Shkozetit. Të plagosur mbetën edhe prokurori Ndoja bashkë me mikun e tij Landi Muharremi që ndodhej në të njëjtin automjet.
Pavarësisht ndihmës mjekësore që mori në Spitalin e Traumës, ish-efektivi i policisë së Krujës nuk u ka shpëtuar dot plagëve të marra dhe sot, gjashtë ditë pas atentatit ka ndërruar jetë.
Dosja.al mëson se lajmi i hidhur është shoqëruar me ulërima dhe britma nga të afërmit e Malokut, që pas një sinjali të dy ditëve më parë, prisnin përmirësimin e tij…

Loading...

Momente tmerri janë përjetuar në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë, aty ku humbi jetën shoferi i prokurorit Arjan Ndoj, Andi Maloku.

Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja që me manovrat e tij i shpëtoi jetën ‘shefit’ gjatë atentatit të datës 1 nëntor ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës ku dhe po merrte mjekimin e nevojshëm.

Maloku mori dy plumba, një në shtyllë kurrizore dhe një në kraharor teksa mundohej të nxirrte makinën nga rruga, ditën e që Ndoja u sulmua nga dy kallashnikovë pranë mbikalimit të Shkozetit. Të plagosur mbetën edhe prokurori Ndoja bashkë me mikun e tij Landi Muharremi që ndodhej në të njëjtin automjet.

Pavarësisht ndihmës mjekësore që mori në Spitalin e Traumës, ish-efektivi i policisë së Krujës nuk u ka shpëtuar dot plagëve të marra dhe sot, gjashtë ditë pas atentatit ka ndërruar jetë.

Dosja.al mëson se lajmi i hidhur është shoqëruar me ulërima dhe britma nga të afërmit e Malokut, që pas një sinjali të dy ditëve më parë, prisnin përmirësimin e tij. Ajo që e ka nisur vajin ka qenë nëna e Malokut, e cila dëgjohet të thotë në videon e publikuar nga “Tirana News”: O bo bo çuni…o Andi!

Ditën që ndodhi atentati nëna e Malokut vuri kujën në spital ku sollën të birin e plagosur teksa në debat me mjekët që nuk e lejonin të futej brenda tha se 30-vjeçari po jepte jetën për një rrogë prej 30 mijë lekësh si shofer.

Pista kryesore që po hetohet në lidhje me atentatin ndaj Ndoja është ajo e pronave në Gjirin e Lalzit, ku mendohet të ketë pasur interes “Rrumi”. Kjo indicie erdhi pasi në “ML”-në e prokurorit Ndoja u gjetën dosjet e vjedhura nga prokuroria një vit më parë, mes tyre edhe ajo e pronave të ish-gjyqtarit të vrarë Skerdilajt Konomi./Dosja.al

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . “O bo bo, çuni…o Andi”! Momente tmerri në spital, nëna e shoferit të prokurorit merr vesh lajmin (VIDEO) “O bo bo, çuni…o Andi”! Momente tmerri në spital, nëna e shoferit të prokurorit merr vesh lajmin (VIDEO)Rating: 5.0
To Top