OBSH shpreh shqetësim për shkallën e ulët të vaksinimeve kundër koronavirusit
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shtuar thirrjet për vaksinim të grupeve të rrezikuara nga koronavirusi, duke thënë se me uljen e shkallës së vaksinimit, është rritur numri i të infektuarve. “Jemi dëshmitarë për një rënie alarmate të shkallës së vaksinimit”, ka thënë ekspertja e OBSH-së, Maria Van Kerkhove në Gjenevë, duke iu referuar shifrave [...]Read More...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shtuar thirrjet për vaksinim të grupeve të rrezikuara nga koronavirusi, duke thënë se me uljen e shkallës së vaksinimit, është rritur numri i të infektuarve.
“Jemi dëshmitarë për një rënie alarmate të shkallës së vaksinimit”, ka thënë ekspertja e OBSH-së, Maria Van Kerkhove në Gjenevë, duke iu referuar shifrave të dy vjetëve të fundit.
Sipas saj, rënia më e madhe është vërejtur te personat më të moshuar, dhe punëtorët e kujdesit shëndetësor.
“Kjo situatë duhet të përmbyset urgjentisht”, ka thënë ajo.
Nga të gjitha testimet për koronavirus, shkalla e rezultateve pozitive është rritur që disa javë, dhe ka arritur në mbi 10 për qind, ka raportuar OBSH, bazuar në të dhënat e 84 shteteve.
Në Evropë, shkalla e infektimit është mbi 20 për qind.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka regjistruar në përditësimin e fundit të të dhënave – të periudhës 10-23 korrik – 19 persona me koronavirus, dhe asnjë viktimë.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk