Dy oferta të refuzuara, Fernandes ende nuk vendos për të ardhmen
Bruno Fernandes po e shtyn rinovimin e kontratës me Manchester Unitedin. Mesfushori portugez dëshiron fillimisht të shohë se si do të paraqitet Mauricio Pochettino në krye të skuadrës, përpara se të vendosë për të ardhmen e tij në “Old...
Bruno Fernandes po e shtyn rinovimin e kontratës me Manchester Unitedin.
Mesfushori portugez dëshiron fillimisht të shohë se si do të paraqitet Mauricio Pochettino në krye të skuadrës, përpara se të vendosë për të ardhmen e tij në “Old Trafford”.
Sipas “The Sun”, 32-vjeçari tashmë ka refuzuar dy oferta për vazhdimin e kontratës dhe dëshiron të vlerësojë progresin e klubit përpara se të marrë një vendim përfundimtar.
Në anën tjetër, Manchester United planifikon të aktivizojë një klauzolë për zgjatjen e kontratës edhe për një vit, përpara muajit janar.
Kontrata aktuale e Fernandesit skadon verën e ardhshme.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.