OKB: Përkeqësohet kriza humanitare në Jemen, 19.5 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë

Kriza humanitare po përkeqësohet në Jemen, ku të paktën 19.5 milionë banorë do të kenë nevojë për ndihmë humanitare në vitin 2025, tha Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) , duke shprehur shqetësim të veçantë për fatin e fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja. “Popullsia e Jemenit vazhdon të përballet me një krizë [...]Read More...

OKB: Përkeqësohet kriza humanitare në Jemen, 19.5 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë

Kriza humanitare po përkeqësohet në Jemen, ku të paktën 19.5 milionë banorë do të kenë nevojë për ndihmë humanitare në vitin 2025, tha Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) , duke shprehur shqetësim të veçantë për fatin e fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja.

“Popullsia e Jemenit vazhdon të përballet me një krizë të rëndë humanitare dhe të mbrojtjes civile”, i tha Këshillit të Sigurimit Joyce Msuya, zëvendës drejtoreshë e OCHA.

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Jemenin, Hans Grundberg, i cili u kthye nga kryeqyteti Sanaa që kontrollohet nga rebelët Houthi, nënvizoi nevojën për “një angazhim të vërtetë për paqen”./abcnews.al