SHQIPERIA

“Open”, zbulohen të ftuarit e Eni Vasilit

Andi Bushati, Baton Haxhiu, Neritan Sejamini, Carlo Bollino dhe në lidhje skype Kreshnik Spahiu do të jenë sonte pjesë e panelit në studion e “Open” të gazetares Eni Vasili.
Të ftuarit do të diskutojnë për krizën politike në vend, një marrëveshje e mundshme mes Ramës dhe Bashës si dhe raporti i Venecias për presidentin Meta, që ashtu sikurse është publikuar deri më tani thuhet se ka tejkaluar kompetencat lidhur me zhdekretimin e datës 30 qershor të zgjedhjeve lokale dhe dekretimin e një date të re, 13 tetor, datë që nuk është publikuar në fletoren zyrtare.
Analistët në studio do të japin versionet e tyre mbi zgjidhjen e krizës, duke mos lënë jashtë diskutimeve edhe atë se çfarë ndodhi në tryezën për Reformën Zgjedhore, në të cilën ishin prezent edhe përfaqësues të Opozitës jashtë parlamentare.
Ndërkaq, në studion e Eni Vasilit priten debate të forta për shkak edhe të zhvillimeve që kanë shënuar fundjavën, lidhur me Venecian.

Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . “Open”, zbulohen të ftuarit e Eni Vasilit “Open”, zbulohen të ftuarit e Eni VasilitRating: 5.0
To Top